Realin e kualifikoi gjyqtari apo Kristiano Ronaldo?

Realin e kualifikoi gjyqtari apo Kristiano Ronaldo?

Real Madrid është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Spanjollët fituan me rezultatin 4:2 përballë Bayer Munich, por për të përcaktuar fituesin u deshën 120 minuta pasi koha e rregullt u mbyll 1-2 në favor të gjermanëve që barazuan në rezultatin e ndeshjes së parë.

Në 90-minutëshin e rregullt shënoi Robert Lewandowskin dhe Sergio Ramos (autogol). Për vendësit barazimin e përkohshëm e vendosi Cristiano Ronaldo.

Në kohën shtesë Reali shënoi edhe tre gola, dy me Ronaldon dhe një me Marc Asension për t’u kualifikuar. Mediat italiane, por jo vetëm (edhe ato madrilene madje) i kanë kushtuar rëndësi faktit që një prej golave të Ronaldo ishte pozicion jashtë loje dhe se nxjerrja me karton të kuq e Vidal në minutën e 84-t ia lehtësoi fitoren Real.

“Gjyqtari Kassai? Ishte më i dobët se sa Bayerni im”, - tha Ancelotti gjatë konferencës për media.

“Kështu të dhemb më shumë. Kisha ëndërruar një natë perfekte, atë të përmbysjes dhe i shkuam vërtet shumë afër. Më pas gjithçka u shumua dhe mbi të gjitha për shkak të arbitrimit të diskutueshëm që do të tërbonte edhe trajnerin më të qetë” – thotë Ancelotti menjëherë pas takimit duke mos e fshehur zemërimin.

“Ishim shumë pranë një ndeshjeje perfekte, por nuk i kisha bërë llogaritë me arbitrin. Jam krenar për lojtarët e mi që dhanë maksimumin dhe madje më shumë. Kur arritëm në shtesë e kishim lojën nën kontroll dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi...

Arbitri bëri shumë gabime dhe është e qartë që nuk ishte në lartësinë e duhur. Nëse më parë kam qenë kundër moviolës në fushë, tani jam absolutisht dakord. Është e pamendueshme që një person të vendosë i vetëm për një garë kaq të rëndësishme” – thotë trajneri italian.

“Edhe Zidane ishte dakord me mua në fund të ndeshjes. Nuk e meritonim të largohshim. A na ngushëllon vetëm fitorja e kampionatit? Unë besoj se po, por mos më pyesni mua për këtë”.

Login to post comments
back to top