FSHF dënon veprimin e tifozëve në ndeshjen ndaj Italisë

FSHF dënon veprimin e tifozëve në ndeshjen ndaj Italisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka dënuar aktet e shëmtuara dhe aspak sportive të tifozëve shqiptarë të ‘Illyrian Elite’ në ndeshjen ndaj Italisë. Ky grup i tifozëve ka hedhur mjete piroteknike në fushë gjatë ndeshjes Itali – Shqipëri, gjë që bënë që ndeshja të ndërkrehet për disa minuta.

Në vazhdim mund ta lexonin reagimin e  plotë të FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit dënon me force aktet e shëmtuara dhe aspak sportive të ndodhura të premten në mbrëmje në stadiumin "Renzo Barbera" akte te cilat sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshëm pezullimin e saj.

Këto veprime tërësisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kanë aspak lidhje me tifozët e shkëlqyer shqiptarë. Ajo ngjarje ne sektorin e tifozeve të grupimit ILLYRIAN cenoi rende imazhin fantastik te tifozëve tanë të cilët gjithmonë kanë qenë në mbështetje të skuadrës duke ndenjur afër saj me korrektësi dhe si një lojtar i 12-të për ketë ekip.

FSHF nuk pajtohet kategorikisht me një anti-sportivitet të tille në stadiumin e Palermos dhe njëherësh i transmeton skuadrës, kolegeve, tifozëve dhe mbare qytetareve italiane ndjesën e saj të sinqerte për incidentin e shëmtuar duke cenuar standardet, duke garantuar që episode të tilla të izoluara nuk mundet kurrsesi te lëkundin raportet e miqësive tona të përbashkëta mes dy popujve.

NE, TIFOZËT SHQIPTARË ishim tifozeria me e paqetë e Evropianit dhe kudo që kishte shqiptarë kishte festë.

Federata Shqiptare e Futbollit duke u distancuar tërësisht nga veprime të tilla krejtësisht të papranueshme ka vendosur të mos japë dhe të mos shpërndaje më asnjë biletë për në stadium, anëtareve të grupimit ILLYRIAN ELITE të cilët goditen imazhin e mrekullueshëm që prodhoi në Europian tifozeria dhe qytetaria shqiptare.

Gjithashtu, të gjithë ata tifozë që janë riregjistruar në emër të këtij grupimi ne FAN CLUB-in Tifozët e Kombëtares ne FSHF nuk do të jenë me pjesë e këtij Fan Club-i.

Askush nuk mund ta njollose këtë imazh as tani dhe në asnjë moment. Nderi dhe emri i mire i Shqipërisë dhe shqiptareve vlejnë me shume se çdo gjë tjetër.

Login to post comments
back to top