A do kualifikohet Barcelona?

A do kualifikohet Barcelona?

Raul Gonzalez, legjenda e Real Madridit, nuk beson se Barcelona mund ta rikthejë rezultatin sonte

Barcelona dhe Paris Saint Germain do të përballen sonte në Camp Nou, nga ora 20:45, në kuadër ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve.

Barcelona ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat të thellë 4:0, dhe nëse synon kualifikimin në çerekfinale duhet ta mposhtë gjigantin nga Franca me rezultat 5:0. Raul Gonzalez, legjenda e Real Madridit, nuk beson se Barcelona mund ta rikthejë rezultatin sonte.

"Në qoftë se PSG luan si në ndeshjen e parë, Barça nuk mund të shënojë katër ose pesë gola, siç shënon në kampionat”, ka deklaruar Raul për Le Figaro, përcjell Express.

“Për të shkuar tutje Barca do të duhet të bëjë një ndeshje shumë të mirë dhe PSG shumë të keqe ", ka theksuar ish-reprezentuesi i Spanjës.  “Nëse është një klub që mund t’i rikthejë rezultatet ai është Real Madridi’, ka përfunduar Raul.

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se tifozët e Barcelonës do ta bëjnë një koreografi të veçantë në ndeshjen ndaj PSG-së

Barcelona e ka humbur ndeshjen e parë në Paris me rezultat 0:4, dhe kualifikimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të jetë i vështirë.

Për këtë, tifozët e Barcelonës nëpërmjet kësaj koreografie do t’i japin mesazh skuadrës së Luis Enriques që të jetë e bashkuar për ta rikthyer rezultatin.

"Tots amb L'Equip" (Të gjithë me ekipin) do të jetë mesazhi i tifozëve të Barcelonës për ta motivuar ekipin drejt një rikthimi historik. /Express/

Login to post comments
back to top