Vajza rebele e terroristit të Londrës

Vajza rebele e terroristit të Londrës
Njeriu që mbolli terrorin në zemër të Londrës pak ditë më parë nuk kishte arritur dot ta vishte të bijën e tij 18-vjeçare me ferexhe. Teegan Harvey ishte rebeluar ndaj ideve të të atit, pas konvertimit të tij të papritur në fenë islame.

Fotografitë e saj e tregojnë nxënësen e dalluar dhe mjaft popullore në shkollë me veshjet ekstravagante të një adoleshenteje, që nuk ka asgjë të përbashkët me të bijën e një fanatiku islamik.
Fustani që kishte zgjedhur për mbrëmjen e maturës ishte tejet i hapur, ndërsa miqtë e familjes tregojnë se Khalid Masood pothuajse nuk ekzistonte në jetën e saj.
“Teegan nuk e përmendte gati asnjëherë të atin”, shprehen ata.
Në kontrast të thellë me të, motra e madhe e Teeganit, Endi zgjodhi të ndiqte linjën e babait dhe të konvertohej në fenë Islame. Sot ajo jeton në zonën e Birminghamit.
Fqinjët thonë se 24-vjeçarja mban gjithmonë veshje tradicionale të këtij besimi dhe së fundi nuk e kanë parë më në publik me fytyrën të zbuluar. Besohet se rrugët diametralisht të kundërta që zgjodhën dy motrat kanë qenë, së bashku me shndërrimin e Khalidit, një nga arsyet kryesore të mosmarrëveshjeve të thella në familje dhe ndarjes së Masoodit nga ish-partnerja, Jane Harvey.
Login to post comments
back to top