Lu takim me ministren Xhaçka

Lu takim me ministren Xhaçka

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, mirëpriti të mërkurën Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu.

Ministrja Xhaçka ndau me Ambasadorin Lu, punën e bërë të deritanishme të Ministrisë dhe objektivat e të gjitha fushave që ky institucion mbulon.  Çështjet me më rëndësi që u diskutuan, ishin çështjet e të drejtave të njeriut, minoriteteve, barazisë gjinore dhe shërbimeve sociale për shtresat më në nevojë.

 Ambasadori Lu, i cili ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesja e USAID në Shqipëri Catherine Johnson dhe këshilltarin e tij politik, shprehu mbështetjen e tij që Ministria dhe drejtuesja e re, të punojnë me përkushtim, për fuqizimin e grupeve në nevojë.

Login to post comments
back to top