Kënga e re e Shakirës për Gerard Pique (Video)

Kënga e re e Shakirës për Gerard Pique (Video)

Më në fund çifti më i përfolur Shakira dhe Gerard Pique do të kenë një videoklip ku do të jenë të dy bashkë.

Është kënga më e re e këngëtares "Me Enamore" që do të bashkojë dyshen dhe në albumin më të ri të saj.

Pjesëmarrja e futbollistit 30-vjeçar në këtë video muzikore është e paevitueshme, pasi Shakira ia ka dedikuar vetëm atij këtë këngë, ku ajo shpjegon edhe nisjen e kësaj lidhjeje, nga e cila kanë lindur edhe dy djemtë, Milan dhe Sasha.

Kënga “Me Enamore” është pjesë e albumit të ri të Shakirës, që do të dalë në shitje më 26 maj dhe të dhënat tregojnë se do të jetë një sukses i vërtetë, ashtu siç ka ndodhur edhe me krijimet e mëparshme të artistes 40-vjeçare.

Media

Login to post comments
back to top