Gjen të dashurën në krevat me një tjetër....

Gjen të dashurën në krevat me një tjetër....

Çfarë do të bënit nëse do të gjenit partnerin/en tuaj në shtratin e përbashkët me një person tjetër? Do të nisnit një sherr fizik, do i zgjonit nga gjumi, do t’i nxirrnit nga shtëpia apo ndonjë gjë tjetër?

Nëse reagimi juaj imagjinar përfshin njërën prej të mësipërme, një djalë amerikan ju tregon se ka një reagim tjetër ‘më me stil’.

Duston Holloway, 23­ vjeç nga Teksasi, ka gjetur të dashurën e tij kur është kthyer në shtëpi duke fjetur në shtratin e tyre me një mashkull tjetër. Pikërisht ky moment ka qenë ‘ideali’ për Duston për të bërë një foto me ta dhe për ta postuar më pas në rrjetet sociale.  “Kur kthehesh në shtëpi dhe gjen një mashkull në shtratin tënd duke fjetur me të vetmen që dashuron. Meshkujt e mirë meritojnë femra të mira”, ka shkruar ai nën foto duke i bërë tradhëtarët të njohur në një pjesë të madhe të botës.

Login to post comments
back to top