"Zgjedhjet pa garë në Kavajë ishin nonsens, por rëndësi ka që nuk fitoi sherri”

"Zgjedhjet pa garë në Kavajë ishin nonsens, por rëndësi ka që nuk fitoi sherri”

Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale, aleat i kryeministrit Edi Rama, ka komentuar vendimin e këtij të fundit për të tërhequr kandidatin nga gara për zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kavajë.

Në emisionin “Studio e Hapur” në “News24”, kreu i PDS te ka cilësuar një veprim të mençur vendimin e kryeministrit Rama për të tërhequr kandidatin. Sipas Milos do të ishte nonsens nëse do të bëheshin zgjedhje në Kavajë pa një garë.

“Do ishte nonsens nëse do të bëheshin zgjedhje në Kavajë pa një garë. Tërheqja për të mos bërë zgjedhje, ishte një veprim i mençur, një veprim i urtë, pavarësisht se cilat janë rrethanat që diktuan tërheqjen. Vlerësohet kontributi i ndërkombëtarëve për të zbutur tensionet, dhe për të arritur një kompromis të mundshëm mes palëve. E rëndësishme që është nga situata në Kavajë, nuk ka fituar “sherri”. Pasojat që mund të derivonin nga situata në Kavajë do ishin të dëmshme. Ndaj tërheqja është një veprim i mençur”, u shpreh kreu i PDS, Paskal Milo/

Login to post comments
back to top