Zgjedhjet në Kavajë drejt shtyrjes, Rama: PD ka në plan të destabilizojë vendin!

Zgjedhjet në Kavajë drejt shtyrjes, Rama: PD ka në plan të destabilizojë vendin!

Zgjedhjet e pjesshme në Kavajë shkojnë drejt shtyrjes, teksa Kryeministri Edi Rama ka tërhequr kandidatin e PS duke argumentuar se opozita po tenton të destabilizojë të gjithë Shqipërinë, duke përdorur si fushëbetejën e parë, 7 Majin në Kavajë.

Në një komunikim të gjatë për median, Kryeministri është shprehur se PD tashmë ka një plan të qartë që kërkon ta tkthejë Kavajën në një shesh eksperimental për të provuar mundësinë për të vënë në jetë qëllimin për të cilin është ngritur çadra e opozitës, destabilizimin e vendit.

Nga ana tjetër, Rama është shprehur se i ka sugjeruar kandidatit të PS-së Klodian Shehi që të tërhiqet nga gara, në kushtet kur në Kavajë pritet të ketë një tentativë të pastër për dhunë nga ana e opozitës.

Rama I është drejtuar Lulzim Bashës me një paralajmërim të drejtpërdrejtë, duke I thënë se ta heqë nga mendja se një skenar të tillë do të mund ta bëjë për zgjedhjet parlamentare të 18 qrshorit.

"Me të drejtë ka njerëz të shqetësuar, një pjesë e shohin 7 majin si ditën kur shteti duhet të tregojë forcën e tij me çdo çmim, të tjerë i druhen një përplasje që mund të ketë pasoja fizike… të tjerë akoma i druhen një konflikti që synohet të provokohet në Kavajë për të prodhuar destabilizim. Dua të jem i sinqertë me të gjithë, që ka një plan për destabilizimin e vendit, që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan. Shqipëria nuk do të destabilizohet nga ky plan...do ta çojmë deri në dështimin e plotë. Me detyrim, këtë ja siguroj të gjithëve.

Ia përsëris Lulzim Bashës, lëre tani Kavajën. Hiqe nga mendja se një gjë të tille mund ta bësh në 18 qershor. Fokusohu te afati i fundit, që është 7 maji. Zgjedhjet do te behen me 18 qershor. Dhe une deri të hënen e 8 majit jam ne dispozicion”, tha Rama.

Login to post comments
back to top