Zbardhet biseda e Nishanit me kongresmenët amerikanë

Zbardhet biseda e Nishanit me kongresmenët amerikanë

Presidenti Nishani ka patur sot një mëngjes pune me një grup kongresmenësh amerikanë. Ata ndodhen aktualisht tek selia e Kuvendit ku po takojnë z. Meta dhe më vonë do të takojnë dhe z. Basha dhe z. Rama.

Se çfarë u diskutua në takimin me Nishanin e bën të ditur zyra e shtypit përmes një deklarate për mediat:

Presidenti Nishani zhvilloi sot një takim pune me një delegacion anëtarësh të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Kryetari Bob Goodlatte.

Presidenti Nishani dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi çështje të ndryshme si: situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend.

Të tjera detaje nga misioni i delegacionit amerikan në rajon në likun më poshtë:Kongresmenët amerikanë zbarkojnë në Tiranë, ja misioni i tyre

281939

Login to post comments
back to top