"Ti Blush je një grenxë!"

"Ti Blush je një grenxë!"

Ben Blushi akuzoi këtë të hënë Edi Ramën si kryeministrin e vetëm që ka vrarë bletët për shkak të kanabisit.

Në kundërpërgjigje, ka reaguar Erisa Spiropali, e cila e ka quajtur ish deputetin socialist një Grenxë që s’ja ka haberin bletëve.

REAGIMI I SPIROPALIT:

O Blush, duket qartë që je një grenxë që s’ke haber nga bletët.

Bletët mor Blush nuk kanë neuroreceptore (cnr) që t’i zërë pija apo tymi i barit, por ti Blush je bërë si Shvejku që thoshte ç’më duhet mua çfarë them unë.

Kur them unë që ti Blush lexon vetëm librat e tu, njerëzia kujtojnë se e kam me talentin tënd letrar, për të cilin në fakt nuk kam ndonjë respekt.

Sepse ti o Blush je një as-shkrimtar as-politikan, as nectar, as bletë, po një dembel qe llafollogjis për të pickuar dynjane si një grenxë që urren çdo bletë e çdo nektar.

Mezi po pres të të shoh o Blush kur të shohësh se nuk të ha njeri as për libër as për libra në 18 qershor

POSTIMI I BEN BLUSHIT:

KRYEMINISTRI QË VRET BLETËT

Edi Rama do mbahet mend per shumë dëme që i ka bërë këtij vendi por një prej tyre është zhdukja e bletëve. Nga mbiprodhimi dhe kultivimi masiv i kanabisit mësohet se afro 40 për qind e koshereve të vendit nuk i kanë rezistuar dot dehjes nga kullotat e hashashit dhe janë shfarosur. Nga 360 mijë koshere bletësh që kishim vjet këte vit kemi 140 mijë më pak. Dëmi i llogaritur për bletërritësit shkon deri ne 60 milion euro. A duhen më shumë arsye për ta hequr një Kryeministër që vret bletët ?

Login to post comments
back to top