Të shtunën kujdes në Tiranë pas orës 12.00!

Të shtunën kujdes në Tiranë pas orës 12.00!
E shtuna në Tiranë në Tiranë do jetë e zhurmshme, bile pak me shumë se kaq. Opozita po organizohet për një demonstratat e saj me të mëdha në këto 27 vite, të paktën nisur nga sa thotë Lulzim Basha. Por me saktë e tregojnë lëvizjet në rrethe të disa deputetëve luftarakë të PD si dhe nga mobilizimi si në kohë lufte të repartëve luftarake partizane nga disa zona që njihet që e kanë vizituar disa herë selinë e kryeministrisë ndër këto dekada. Demonstrata tregojnë në selinë blu se ka një skenar, të cilin e dijnë vetëm Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Edi Paloka. Por për të kuptuar se ç'po përgatisin për të shtunën mjafton të shkoni në zonat e Shkodrës, Kukësit, Laçit, Mamurrasit, Shijakut, Vlorës, Fierit dhe Krujës. Në këto zona ka në filluar të kumbojnë daullet e përballjes me pushtetin e Edi Ramës. Të shtunën në ora 12.00 do jetë demonstrata e PD-së dhe e krejt opozitës. Skenarët janë që pas demonstratës demokratët tregojnë se Edi Rama ikën nga qeveria, por se si mund të largohet kryeministri ndërkohë që ai është treguar i vendosur se do të shkohet në zgjedhje pa PD dhe se do të tregojë forcën e ligjit. Por edhe opozita nuk do të lejojë votime. Çfarë do të ndodhë realisht të shtunën para kryeministrisë? Garancia e PD-së se Edi Rama dhe ndërkombëtarët ditën e dielë do detyrohen të japin zgjidhjen e kërkuar të bën të mendosh se skenari për të shtunën do jetë përballje, si në një gjysëm finale, ku finalja do jetë me 18 qershor.
Login to post comments
back to top