Surpriza, ja kush vjen në parlament nëse ministrat e rinj dorëzojnë mandatet

Surpriza, ja kush vjen në parlament nëse ministrat e rinj dorëzojnë mandatet

3 muaj para zgjedhjeve Edi Rama i dha një “shkundje” qeverisë duke zëvendësuar 4 ministra të kabinetit.

Por me rregullin e vendosur nga vetë Rama, deputetët që marrin postin e ministrit duhet të dorëzojnë mandatin e deputetit.

Kështu Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka dhe Eduard Shalsi duhet të dorëzojnë mandatet, edhe pse kjo nuk ka ndodhur në të gjitha rastet.

Shkëlqim Cani nuk e dorëzoi kurrë mandatin e deputetit dhe pasi u shkarkua si ministër i Financave, sot është ende ligjvënës.

E njëjta gjë edhe për Blendi Klosin, i cili kur mori postin e ministrit në vend të Veliajt nuk e la mandatin.

Në vend të Fatmir Xhafajt në listën e Tiranës mandatin duhet ta marrë një grua për të plotësuar kuotat, por tashmë në këtë listë nuk ka mbetur më asnjë e tillë, ndaj mandati i deputeti i takon drejtorit të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

Në vend të Olta Xhaçkës deputetes së zonës së Maliqit në Korçë, vjen si ligjvënëse Ana Verushi, kryetare e PS-së së rrethit Korçë.

Një emër mjaft i njohur mund të vijë edhe nga qarku i Beratit në vend të Eduard Shalsit, ai është drejtori aktual i ALUIZNI-t, Artan Lame./Gazeta Express

Login to post comments
back to top