Ruposters: Edi Rama do jap dorëheqjen dhe do fitoj prapë zgjedhjet me 18 qershor

Ruposters: Edi Rama do jap dorëheqjen dhe do fitoj prapë zgjedhjet me 18 qershor

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Telegraph”, shpjegoi rrezikun që i vjen Shqipërisë nga ndikimi rus. Kështu e nis shkrimin për Kryeministrin Rama agjencia ruse e lajmeve Ruposters.

Mediat ruse i kanë kushtuar vëmendje intervistës që Kryeministri Rama ka bërë për “The Telegraph”, ku i ka bërë thirrje SHBA-së “mos na lini të biem në duart e rusëve”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nëse SHBA injoron rajonin e Ballkanit, mund të çojë në ndikim më të madh të Rusisë”, citon media ruse.

“Deklarata nga Kryeministri Edi Rama, vjen gajtë një krize politike, vetëm pak ditë nga bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës, e cila kërkon një qeveri të përkohshme. Rama deklaroi vetë se është i gatshëm të japë dorëheqjen vetëm që më pas të udhëheqë kabinetin ndërsa akuzoi opozitën për bllokim të reformave. Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 18 qershor”, shkruan “Ruposters”.

Login to post comments
back to top