Rama e lë jashtë listave, Dokle: Uroj që vendin tim të mos e zërë ndonjë hajdut pulash

Rama e lë jashtë listave, Dokle: Uroj që vendin tim të mos e zërë ndonjë hajdut pulash

Për 27 vite me radhë, Namik Dokle ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke përfaqësuar Partinë Socialiste.

Por, Dokle ka vendosur të mos jetë më pjesë e Kuvendit, pas nuk është përfshirë në listat për deputet në zgjedhjet e 18 qershorit.

Me anë të një postimi në ‘Faceboo’, Dokle thotë se ka vendosur të mos jetë më deputet, për t’iu hapur rrugë të rinjve.

Por ai thotë, se shpreson që vendin e tij të mos e zërë një hajdut pulash.

POSTIMI I DOKLES NË FACEBOOK

27 VJET…

Pas 27 vjetëve, pas 8 legjislaturave të pandërprera në Kuvendin e Shqipërisë, në vendin tim do të ulet një deputet i ri. E uroj përzemërsisht, cilido qoftë! (Vetëm “aman” hajdut pulash të mos jetë!) Pas 27 vjetëve, nga zemra më buron…

MIRENJOHJE për ata mijëra socialistë dhe njerëz të mirë pa dokumente partiake, që më kanë pritur zemërhapur, kanë ecur e punuar bashkë me mua dhe, në disa raste, kanë vënë edhe jetën e tyre në rrezik për të më mbrojtur nga falanga idiote politike.

ADMIRIM për deputetët e Grupit Socialist të viteve 1992-1997, të papërsëritshëm në përkushtim dhe idealizëm, me të cilët sollëm për herë të parë Partinë Socialiste në pushtet.

NDJESE për gjithë ata njerëz me halle e vështirësi në jetë, të cilët nuk munda, apo nuk dita, apo edhe nuk më lanë t’i ndihmoja, kur kishin nevojë.

PERULJE dhe pendesë për ata pak individë që rrallë… shumë, shumë rrallë mund t’i kem lënduar.

FALJE për ata pak individë që më kanë lënduar, edhe pse lëndimi “nuk harrohet kurrë”! Dhe… përqafime për ju miqtë e fejsbukut!

Login to post comments
back to top