Policia drejton drogën?

Policia drejton drogën?
 
Policia drejton drogën?- Kjo tashmë nuk mbetet më pyetje, por konfirmim. Nuk mund të themi se deri ku shkon piramida e kësaj skeme drejtimi, por faktet të bëjnë të dyshosh se shkon lart. Deri ku? Këtë vetëm Prokuroria mund ta zhbirilojë. Dëshmi, fakte, akuza, etj ka patur shumë për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe organizimin e lendëve narkotike. Së fundmi prokuroria njofton se shefi i Rendit në Laç, Ylli Vata u shpall në kërkim pasi dyshohet se është i përfshirë në kultivimin e kanabisit. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda bëjnë me dije për se është marrë vendim pas kërkesës së prokurorisë, që ka arritur të provojë përfshirjen e tij në kultivimin e kanabisit.
Kjo është akuzë e rëndë. Natyrisht që "pyll pa derra nuk ka", veçse ky është post i lartë polici. Opozita nuk pranon të futet në zgjedhje sepse, sipas saj, policia dhe qeveria do të blejnë votat me paratë e drogës siç bënë në Dibër. 
Droga nuk ndalon duke u kapur në Itali dhe në Greqi e cila kalon nga Shqipëria, ndaj tregon se jemi një hambar i madh me droge. E gjithë kjo sasi pa fund nuk ka se si të mbillet, kultivohet dhe transportohet pa ndihmën e strukturave të shtetit. Vendimi i gjykatës se krimeve të Rënda në Tiranë për arrestimin e shefit të rendit në Laç flet, edhe pa folur njeri nga policia.
Implikim i fortë. Por pyetja mbetet pa përgjigje: Deri ku shkon piramida e përzier me drogë? Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duhet urgjent të bëjë rinovim total të strukturave të policisë dhe të ndëshkojë çdo uniformë policie që merret me këtë aktivitet kriminal.
Login to post comments
back to top