Përplasje e fortë mes dy ish-miqve, Blushi-Ramës: Mos të kujtoj kur i luteshe Nanos për punë!

Përplasje e fortë mes dy ish-miqve, Blushi-Ramës: Mos të kujtoj kur i luteshe Nanos për punë!

Si rrallë herë, kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Parlament, ja dedikoi vetëm Ben Blushit, deputetit të larguar nga Partia Socialiste, që tashmë drejton partinë e tij “LIBRA”.

Një lumë akuzash politike dhe personale në një fjalim të rrallë të kreut të qeverisë që shkonte deri në banalitet. Në fakt, këtë shije i la deputetit Ben Blushi, i cili në replikë me akuzat e forta të kryeministrit, zgjodhi të mos kapërcejë kufijtë politike për të kaluar në akuza personale. Ama i përmendi vetëm një moment (por pa dhënë shumë detaje): Se si Edi Rama i lutej Fatos Nanos për një vend pune!, - transmeton Express.

“Nuk më vjen keq që pash një kryeministër të degraduar, por më vjen keq që pash një mik të degraduar që paska bërë dje një fjalim që sot kishte detyrimin ti thoshte shqiptarëve pse ka sjellë 4 ministra të rinj. Ky do ju mbrojë ju? Që mat kur zgjohem e kur fle unë? Mund ta banalizoj unë bisedën kaq shumë? Pranove se Shqipëria është në gjendje të rëndë, por këto kanë ndodhur se shkruaj unë libra, se ika unë nga PS? Këto kanë ndodhur se është ky kryeministër, se është Beqaj e Tahiri ministri. Ka shumë shqiptarë që më akuzojnë se jam shoku i Edi Ramës, po! Por a ka njeri që thotë se shoqërohem me banditë si Elvis Roshi, që kam shok Koço Kokëdhimën?! Unë nuk jam njeri banal, unë flas për politikë jo për gjëra banale. Ky është banalizim i këtij parlamenti, erdhe sot dhe u more me mua. A ka ardhur koha të tregojmë se si silleshe ti me Fatosin për të marrë një vend pune? Në Elbasan nuk kam trafikuar mandatin e askujt. Je i degraduar. Ti ike nga gara si një frikacak, nuk pranove të garosh me mua, Por do të ta jap këtë mundësi, shumë shpejt. Ti u fshehe dhe kjo ishte arsyeja pse unë ika nga Partia Socialiste”, - u shpreh Blushi.

Kreu i qeverisë akuzoi Ben Blushin  se nuk e ka merituar as mandatin e deputetit socialist në Elbasan, dhe i kujtoi gjithashtu se pavarësisht se sipas tij Blushi i ka kërkuar post ministror, ai nuk e ka merituar. 

Login to post comments
back to top