PD-së i ofrohet maksimumi i mundshëm

PD-së i ofrohet maksimumi i mundshëm

Pasi e kanë takuar në selinë e PD negociatorët europianë i kanë ofruar Bashës një paketë maksimale.

Së pari një qeveri Rama me shumë ministra teknikë. Pra një zgjidhje kompromisi mes asaj që kërkon PD dhe asaj që mbron PS. Një formulë që i shkon më pranë idesë të qeverisë së besimit që ka propozuar LSI. Ministri i brendshëm te jetë teknik i propozuar nga PD.

Oferta e dytë e madhe për Bashën ka qenë shtyrja e zgjedhjeve deri në datën 16 korrik. Me këto dy variante në xhep negociatorët europianë kanë insistuar ta ulin Bashën një tryezë dialogu treshe. Ata i kanë thënë shefit të PD-së se këto lëshime i kishin të rakorduar edhe me dyshen Rama – Meta.

Por qëndrimi i Bashës ka qenë i prerë. Një qeveri me Ramën kryeministër nuk jep garanci për zgjedhje të lira. E dyta nëse data shtyhet për 16 korrik, ajo është një periudhë e pamjaftueshme për të rregulluar ndonjë gjë nga të gjitha defektet që ka vërejtur opozita.

Megjithëse lëshime të tilla Basha as nuk i imagjinonte përpara 18 shkurtit, ai i ka refuzuar ato.

Tani nuk ka se çfarë kërkon me tepër Lulzim Basha dhe opozita. Pala qeveritare ka bërë maksimumin në raport me opozitën. Ndaj ka informacione të besueshme që thonë se disa parti të opozitës kërkojnë të marrin informacion zyrtar nga Basha dhe të vendosin sëbashku në raport me këto oferta të reja të Meta-Rama.

Login to post comments
back to top