PD-ja bllokon rrugët në orën 11:00, zbulohet çfarë do të bëjë Lulzim Basha

PD-ja bllokon rrugët në orën 11:00, zbulohet çfarë do të bëjë Lulzim Basha

Mbështetësit e opozitës do të bllokojnë ditën e sotme për rreth një orë të gjitha akset rrugore kryesore të vendit.

Nga ora 11:00 deri në orën 12:00, rrethrrotullimi i Shqiponjës dhe kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë, rrethrrotullimi i Plugut, rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot, rrethrrotullimi i Bradasheshit do të jenë të bllokuar.

Ndërsa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të jetë tek rrethrrotullimi tek sheshi “Shqiponja”, ku nga aty do të drejtojë protestën e PD-së, që këtë herë do të jetë më bllokim rrugës.

 Partia Demokratike, prej 66 ditësh po proteston kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e saj dhe krijimin e një qeverie teknike, me qëllim organizimin e zgjedhjeve në 18 qershor.

Login to post comments
back to top