Mustafa Nano do shkojë në çadren e opozitës të kritikojë Palokën dhe Strazimirin

Mustafa Nano do shkojë në çadren e opozitës të kritikojë Palokën dhe Strazimirin

Publicisti Mustafa Nano, njëherësh një nga zërat më kritikë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tregon arsyet e kërkesës publike ndaj Lulzim Bashës, për të qenë edhe ai pjesë e çadrës së demokratëve.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” Nano thotë se do të shkojë aty që t;ju tregojë të vërtetat e pathënë në 17 vjet sipas tij, që nuk i ka dëgjuar nga intelektualët brenda çadrës.  

“Do t’u them që shqetësimi për zgjedhjet është gjenuin, dhe meriton mbështetje, e që kanabizimi i vendit më duket i frikshëm për më shumë se një arsye. Do t’u them demokratëve se ata kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme për këtë që ka ndodhur në Shqipëri në këto 26 vite. Edhe atë operacionin, siç thotë Basha, duhet t’ua bëjnë në radhë të parë partisë së tyre. Do t’u them të ndërtojnë një komunitet të lirisë, ku të ketë liri mendimi, ku të ketë garë, ku kryetar i Grupit Parlamentar të mos bëhet më i forti, por ai që është më i mençur. Do t’u them t’i kërkojnë një ndjesë të madhe publikut shqiptar për të gjitha mëkatet e rënda që kjo parti ka mbi shpinë, do tu them që të distancohen urgjentisht nga lidershipi i vjetër”,- tha Nano. 

Ndërsa tregoi ku bashkohet me Bashën, Nano tha se është i gatshëm të hyjë në çadrën e protestës dhe t’i tregojë atij emrat e “horrave” që ka në parti. “Shqetësimi për zgjedhjet e lira e të ndershme është edhe imi, edhe kur Basha merrte mandatin e kryebashkiakut të Tiranës si rezultat i trukimit të zgjedhjeve me firmat e Ristanit. Po kështu edhe i imi është shqetësimi mbi kanabizimin e vendit, apo mbi horrat që Rama ka zgjedhur për partinë në politikë, por Basha të mos mendojë se të vetët, Paloka, Strazimiri, Noka, etj janë më pak horra, ngaqë biografinë penale e kanë të pastër”,- sqaron analisti.

Login to post comments
back to top