Meta mbështet veteranët si President: Mbas 24 korrikut do të jem më pranë jush

Meta mbështet veteranët si President: Mbas 24 korrikut do të jem më pranë jush

Meta mbështet veteranët si President: Mbas 24 korrikut do të jem më pranë jush

Meta mbështet veteranët si President: Mbas 24 korrikut do të jem më pranë jush

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Presidenti i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.

Në fillim, Meta vendosi një kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shqipëri”, në nderim të kujtimit të dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut.

Pas ceremonisë, Kryetari i Kuvendit mori pjesë edhe në drekën e organizuar me dëshmorët dhe familjarët e tyre ku mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Meta në fjalën e tij vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të rinisë shqiptare përgjatë Luftës së Dytë Botërore, që arriti të ndryshojë pozitivisht të ardhmen e vendit.

Fjala e plotë e Ilir Metes

Duke falënderuar ish-bashkëkryetarin tim të aleancës, pasi unë nuk jam më, ai vazhdon të jetë, dua të flas fare shkurt.

Një nga themeluesit kryesorë të Bashkimit Evropian ka thënë para se të krijohej unioni, që jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont.

Kjo referencë është aq kuptimplotë sa nuk ka se ku të shkojë më mirë kur bëhet fjala për Qemal Stafën, për Margarita Tutulanin, për Manush Alimanin e për shumë e shumë nga heronjtë tanë, që bënë sakrificën më sublime duke dhënë jetën për lirinë e Shqipërisë.

Vërtetë edhe sot e kësaj dite, po të shohësh historinë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare do të habitesh se si këta të rinj e shumë të tjerë lanë studimet në Itali, në Francë, dhe në shumë vende të tjera, dhe erdhën këtu në momentin që vendi ishte i pushtuar duke nisur një rezistencë të jashtëzakonshme, që na bën shumë krenar sot e kësaj dite, por jo vetëm kaq, falë të cilës ne kemi ekzistencën e Shqipërisë si shtet, falë pikërisht 29 nëntorit, fitimin e lirisë dhe të pavarësisë, si Ismail Qemali përsëri më 29 nëntor.

Por edhe falë kësaj ne sot kemi edhe një Shqipëri anëtare të NATO-s, një Shqipëri kandidate për në BE dhe me të gjitha mundësitë për të ecur drejt hapjes së negociatave në një të ardhme të afërt për anëtarësim.

Sot e kësaj dite kur i kthehesh historive të luftës dhe mendon se si “Normalistët” e Elbasanit lanë shkollën dhe të gjithë iu bashkuan formacioneve partizane, apo kur kujton që shumica e drejtuesve më të suksesshëm ishin nga Liceu i Korçës e nga shumë institucione të tilla, që ishin kthyer në një frymëzim për të gjithë të rinjtë, për lirinë e vendit, për çlirimin e tij, për progresin social, padyshim që nuk ke se si të mos kesh një reflektim shumë të thellë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme që pikërisht Shqipëria duke ecur nën frymëzimin e tyre u çlirua. Dhe po të kishte dëgjuar të tjerët të cilët thoshin se këta ishin fëmijë dhe po merrnin në qafë Shqipërinë, Shqipëria vërtet nuk do të kishte arritur dot të siguronte ekzistencën e saj pas Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Ne e dimë shumë mirë dhe ju e dini më mirë se sa unë, se edhe pse populli bëri aq shumë sakrifica si rrallë ndonjë popull tjetër, edhe pse u çlirua me forcat e tij, pavarësisht nga ndihma dhe mbështetja që pati nga aleatët anglo-amerikan, përsëri betejat e Shqipërisë vazhduan për njohjen e shtetit, për njohjen e pavarësisë, pasi kishte fqinjë dhe qarqe që donin ta copëtonin Shqipërinë duke e konsideruar si bashkëpunëtore të “Boshtit”.

Falë atyre sakrificave, falë atyre provave të padiskutueshme dhe të pakundërshtueshme, Shqipëria garantoi ekzistencën e saj dhe ne sot gëzojmë këtë Shqipëri, që ka sfidat dhe vështirësitë e saj, por përsëri është Shqipëria jonë, është një Shqipëri që ka mundësi të jashtëzakonshme për t’u bërë akoma më e mirë falë punës dhe falë bashkëpunimit të të gjithëve.

Unë dua t’ju falënderoj dhe si President i ardhshëm pas 24 korrikut do të jem shumë pranë jush, siç kam qenë gjithmonë si Kryetar i Kuvendit pranë organizatës së veteranëve dhe gjithë organizatave të tjera që kujtojnë Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe pranë familjeve të dëshmorëve të atdheut, pasi absolutisht që sakrificat e tyre na bëjnë thirrje gjithmonë për përgjegjshmëri dhe për bashkëpunim në emër të së ardhmes së ndritur evropiane.

Në themel të kësaj  të ardhme evropiane qëndron gjaku dhe sakrifica e tyre ndaj ne do të jemi mirënjohës përjetë dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe do të jemi përjetë krenarë për këtë epope të lavdishme dhe të jashtëzakonshme që ata e shkruan me gjakun e tyre.

Login to post comments
back to top