Mazhoranca kalon testin në Kuvend, voton ligjet e reformës në drejtësi

Mazhoranca kalon testin në Kuvend, voton ligjet e reformës në drejtësi

Mazhoranca ka treguar se është e unifikuar e nuk ka asnjë problem per te miratuar ligje qe kërkojnë shumice te cilësuar.

Mazhoranca aktuale qeverisëse në Shqipëri ka kaluar testin, duke votuar me shumicë të cilësuar 7 nga 27 projektligjet e paketës që rregullojnë funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, pas miratimit të reformës kushtetuese.

Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, u votuan me më shumë se 84 votat e nevojshme, ligjet e paketës së reformës në drejtësi.

Me të njëjtin rezultat votimi, 88 vota, deputetët miratuan miratuan te 7 aktet ligjore, konkretisht: ndryshimet ne ligjin “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”; ndryshimet ne Kodin e Procedurës Penale, ato ne Kodin Penal; Kodin e Drejtësisë për të Mitur; ndryshimet ne Kodin e Procedurës Civile, pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe pr/ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 86 vota projektligjin “Për lirimin e frekuencave të dixhital – dividentit”, ndërsa pr/ligji “Per fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, detyrimeve në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore” u miratua me 86 vota pro dhe dy vota kundër.

Me 87 vota u miratua dhe një ndryshim në ligjin “Për nëpunësin Civil”, i mbartur nga seancat parardhëse.

Në mungesë të opozitës, e cila ka shpallur bojkotin dhe vijon protestën kundër qeverisë në ditën e 41, kartonët jeshilë për këto ligje i kanë ngritur edhe dy deputetët ish-socialistë, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Edhe gjatë mbledhjes të ditës së hënë të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi kërkoi pjesëmarrje absolute.

Login to post comments
back to top