Lulzim Basha ua kthen me top treshes se ish-drejtuesve në PD

Lulzim Basha ua kthen me top treshes se ish-drejtuesve në PD

Arben Ristani sulmon Topallin, Bregun dhe Selamin: Kërcitjet e fundit…!

Në selinë blu nuk ka qetësi. Duruan dhe plasi më në fund Topalli-Bregu-Selami. Por edhe njërëzit e Bashës kundërpërgjigjen. Pas kritikave të hapura të Majlinda Bregut, Jozefina Topallit dhe Eduard Selamit kundrejt vendimit të Bashës për të mos çuar PD-në në zgjedhje ka reaguar Arben Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i ka cilësuar kritikat e 3 kolegëve të tij si kërcitjet e fundit, të një shtrëngate që do të mbarojë.

POSTIMI I RISTANIT:

Më herët sot, e para që ka kritikuar hapur Bashën ka qenë Majlinda Bregu, e cila është shprehur se vendimit për të bojkotuar zgjedhjet është marrë pa pyetur askënd dhe se do të dëmtonte rëndë PD-në dhe Shqipërinë. I të njëjtës linjë ka qenë edhe deputeti Eduard Selami, së bashku me Topallin. Selami ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, duke theksuar se Basha përdorur çadrën për të bojkotuar parlamentin dhe rrjedhimisht edhe reformën në drejtësi, duke shtuar se retorika e kryedemokratit ka qenë e paprecedentë.

Kritikat e tyre ishin pak ditë para protestës se madhe të opozitës në Kavajë, kur Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do lejojmë zgjedhje. Praktikisht janë përgatitur për të thyer kutitë e votimit. Nuk dihet reagimi i policisë së shtetit, por duket se po shkohet drejt një përplasje fizike.

Përveç Ristani kanë reaguar edhe Ervin Salianji dhe Mimoza Hajdarmataj.

Reagimi i Arben Ristanit:

Keto jane kercitjet e fundit. Mesa duket shterngata po mbaron dhe kohe e bukur do agoje.

Reagimi i Ervin Salianjit:

Kur këmbanat e frikës bien nga cdo porte! U shpalos lista e rilindjes me identikitin e Republikes se Vjeter dhe i plotesuan te gjithe kriteret. Identikiti i deputetit te Republikes se vjeter! Te bojkotosh popullin te mbash karriget! Te flasesh per popullin nga salla të ngrohta, por të abandonosh popullin ne rruge!

Ta duash partine me shume se Shqiperine! Te flasesh per te larguarit nga puna por të sigurosh vendin e punës me lotë krokodili për të papunët. Te kesh shume lekë por te besh si i varfer! Te flasesh per ligje te keqija por mos propozosh asnje projekt ligj! Të dhunosh njerëzit kur ke pushtet, por të luash viktimën kur ta heqin. Të jesh qingj i butë deri ditën që shpallet lista për deputet, e të jesh ujk pasi ka dalë lista. Fundi i republikues se vjeter ka ardhur, frika ndihet kudo, e vertetojne kambanat qe bien nga cdo porte! Ne 7 Maj do te kembojne kembanat e triumfit, #zgjedhjetelira

Reagimi i Mimoza Hajdarmatajt:

Deputetët e vërtetë, thjesht pa mandat KQZ-je, por me shumë dinjitet e ndërgjegje, me mencuri por me heshtje, i takojmë cdo ditë tek Sheshi i Lirisë, Cadra e qytetarëve, Çadra Lirisë.

Cdo fjalë e tyre, hall apo vlerësim, këshillë apo pyetje, uratë apo mallkim për këtë qeveri e kryeministër, vlen shumë më shumë se cdo fjalim që ne kemi mbajtur këto katër vite në podium, live në tv apo statuse në fb.

Ballafaqimi për besim dhe mbështetje popullore është sot më shumë se kurrë në peshoren e Lirisë, pikërisht aty, në Cadër, në shesh !!!
Prandaj besoj edhe më shumë (në ditën e 73 por kaq të shumtë në numër e në shpresë) në kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme, që të kemi një parlament të lirë dhe qeveri kombëtare e jo klanore.
Më shumë do të bëhemi nesër dhe në vijim. Sheshi i Lirisë, Çadra është vendi I rezistencës dhe i qëndrestarëve të vertetë.

Rrofshin demokratët në shpirt e në vlera, me apo pa kartë anëtarësie, që e duan këtë vend dhe nuk kanë vetëm interesa e ambicje për pushtet.
Republika e Re u përket atyre dhe bëhet vetëm me ta.

Login to post comments
back to top