LSI i merr një deputet PS në Lezhë

LSI i merr një deputet PS në Lezhë

Kandidati për deputet Kastriot Piroli, në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës i ka paraqitur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dorëheqjen e tij, po ashtu edhe “Parlamentit”.

Në një prononcim për “Panoramën“, Pirolo thotë se ka dorëzuar dorëheqjet pasi nuk dëshiron të bëhet deputet.

“Kam tre vjet e gjysmë pa punë dhe nuk ia vlen të bëhem deputet vetëm për dy muaj”, ka thënë ai

Kastriot Piroli pasonte listën e kandiatëve socialistë në listën e zgjedhjeve të 2013 –ës në Lezhë.

Ai prekej nga ligji i Dekriminalizimit, pasi rezultonte se kishte patur probleme me drejtësinë.

Ndaj tij ka dy vendime të formës së prerë në vitin 2016, për veprën penale “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Hipotekës së Kurbinit. Në këtë rast mandati i kalon LSI-së, dhe deputet bëhet Petrit Preng Gjoni

Login to post comments
back to top