Deputeti: Lajthit Avokatja e Shtetit

Deputeti: Lajthit Avokatja e Shtetit

Nga Nard Ndoka.

Tashmë Rama e ka certifikuar veten si një lider konfliktual, me fqinjët, ndërkombëtarët, institucionet, Presidentin, opozitën, aleatët e koalicionit dhe me miqtë e tij! Tashmë rreziku po rritet çdo ditë e më tepër në konfliktet institucionale, se "sheh rrushi, rrushin dhe piqet fiku"!Përplasja institucionale me opozitën është fundi i garancisë së një sistemi dhe gjasat duken se do prekim fundin, data 18 Shkurt është një fillim deklerativ i këtij realiteti! Avokati i Shtetit, institucioni që ne e paguajmë për mbrojtjen juridike të shtetit, kërkon arrestimin e N/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Z. Spaho, papërgjegjshmëri totale, intrige, sarkazëm, grusht shteti, provokim, idiotësi dhe çdo term tjetër mund të vendosesh, për këtë kërkesë zyrtare të ‘rrushit të Ramës’! A ka degraduar deri këtu shteti shqiptar në këto 26 vite demokraci?

As në 1997 në aspektin institucional, edhe atëherë kur shteti ra, në respekt institucional u gjenden 5-6 policë që të merrnin nga burgu dhe të ruanin liderin e opozitës  Fatos Nano! Ndërsa sot, kur shteti po bie, Avokati i Shtetit urdhëron arrestimin e lidershipit të opozitës! Siç duken gjasat me këtë mazhorancë me këtë kryeministër, e vetmja rrugë për vendosjen dhe drejtpeshën e shtetit ligjor mbetet protesta paralizuese, ndëshkuese, duke tulatur dhe përmendur këto 'koka të nxehta' nën agoninë e pushtetit të drogës dhe të krimit! Ndaj 18 Shkurti është e vetmja shpresë për shtetin dhe institucionet për opozitën si garantuesen e të gjitha pushteteve të tjera!  

Të gjithë sëbashku në mbrojtje të Republikës!

Login to post comments
back to top