Ja figurat e larta të PD që “braktisën” sot Bashën në protestë

Ja figurat e larta të PD që “braktisën” sot Bashën në protestë

Protesta e opozitës ka përfunduar ashtu siç ishte parashikuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, e qetë dhe brenda një ore.

Por pavarësisht saktësisë së formatit dhe qetësisë me të cilë ajo u zhvillua, në këtë protestë të opozitës është vënë re mungesa e një sërë figurash të rëndësishme të së djathtës. Disa nga liderët e kahershëm të PD-së si Sali Berisha, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Genc Ruli dhe të tjera figura historike nuk qenë të pranishëm në protestë.

Nga ana tjetër, edhe aleatët e PD-së, Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi apo Vangjel Dule, gjithashtu nuk janë parë në protestën e organizuar nga Basha. I vetmi nga aleatët që është parë pranë kryedemokratit ka qenë kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.

Një tjetër figurë e rëndësishme dhe me zë në Partinë Demokratike, Majlinda Bregu, nuk ka qenë e pranishme në protestën e organizuar nga demokratët.

Protesta e PD zgjati rreth një orë, ashtu siç ishte parashikuar dhe paralizoi një sërë aksesh kombëtare. Në fjalën e tij Bash aka ripërsëritur se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike.

Më poshtë disa nga fotot e publikuara nga vetë Lulzim Basha.

Login to post comments
back to top