Ja cilat rrugë do bllokohen nesër nga opozita

Ja cilat rrugë do bllokohen nesër nga opozita

Zbardhen akset rrugore që lidhen me Tiranën, të cilat do të bllokohen nga Partia Demokratike nesër ora 11:00 deri në 12:00.

Shqiptarja.com ka mësuar se do të jenë të paktën pesë pika strategjike ku opozita do organizojë protestuesit e saj, duke ngarkuar edhe deputetët përgjegjës për zhvillimin e këtij tubimi, ndonëse policia e ka quajtur të paligjshme.
protesta ndarja deputeteve te pd

Të angazhuar si përgjegjës të protestës janë deputetët Arben Ristani, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Edi Paloka dhe Flamur Noka.

Në rrethrrotullimin e Plugut do të jetë Arben Ristani me deputetët e qarkut të Fierit.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit protesta do të organizohet nga Edmond Spaho, Luçiano Boçi, Arbjola Halimi, Eleni Qirici dhe Gjergji Papa.



Tek rrethrrotullimi i Milotit deputetët Aldo Bumcci, Albina Dede, Helidon Bushati, Irma Kopliku dhe Alban Zeneli.

Bllokimi i sheshit "Shqiponja" i është lënë deputetëve Edi Paloka, Gert Bogdani, Florjon Mima, Keltis Kruja, Bedri Hoxha, Roland Keta, Dhurata Çupi, Myqerem Tafaj, Gjovalin Bzheta, Mimoza Hajdarmataj.

Ndërsa te mbikalimi te Shkolla Teknologjike do të jenë deputetët Flamur Noka, Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri, Genc Pollo, Albana Vokshi, Astrit Patozi, Igli Cara, Kastriot Islami dhe Asllan Dogjani.

Ndërsa vijimit të protestës në çadër PD do t'ia besojë deputetëve Jorida Tabaku, Genc Ruli, Arben Imami dhe Ridvan Bode.

Rrugët që bllokohen nga PD nesër

Rrethrrotullimi i Milotit

Sheshi "Shqiponja"

Rrethrrotullimi i Bradasheshit

Mbikalimi te Shkolla Teknologjike

Rrethrrotullimi i plugut

Login to post comments
back to top