Histeri maqedonase. Protesta me thirrje: Vdekje shqiptarëve!

Histeri maqedonase. Protesta me thirrje: Vdekje shqiptarëve!

Njerëz me veshje të zeza dhe me bereta në kokë çdo natë janë pjesë e protestave antishqiptare në Prilep, informon INA.

Në këtë qytet çdo natë janë protestat më të tensionuara, që përfundojnë edhe me akte huliganeske, pasi që në natën e pare janë thyer vitrinat dhe dritaret e dyqaneve që kanë qenë të opozitës.

Edhe në protestat e mbrëmshme kanë vijuar thirrjet “Vdekje për shqiptarët”, por edhe ato në adresë të opozitës si “tradhëtarë”, “spiunë”, etj.

Sipas portaleve maqedonase, administrata e kësaj komune është thirrur në telefon për të dalë në protesta, informon INA. Kryetar i kësaj komune është ish-veterani i forcave të sigurisë Marjan Ristevski, që mori pjesë në konfliktin e 2001, dhe i cili është protagonistë i bisedave të përgjuara, që u publikuan nga opozita.

4

3

1

Login to post comments
back to top