Havier Hurtado Mira: Ilir Meta ik nga Edi Rama, rrëzoje!

Havier Hurtado Mira: Ilir Meta ik nga Edi Rama, rrëzoje!

Çadrës së opozitës pasditen e sotme iu bashkuan edhe të rinjtë e së djathtës gjermane dhe asaj europiane.

Paul Ziemak kryetar i të rinjve të partisë gjermane Kristian-Demokrate të Angela Merkel dhe Havier Hurtado Mira kryetar i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës, ndezën turmën me fjalimet e tyre.

Momentet më kulminante u shënuan gjatë fjalës së Havier Hurtado Mira.

Ai është nga Spanja dhe drejton forumet e djathta europiane. Mesazhet e tij ishin të drejtpërdrejta, largimi i Edi Rama si Kryeministër.

Havier Hurtado Mira iu drejtua personalisht edhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, duke i kërkuar që të braktisë Ramën dhe në këtë mënyrë do të tregojë se është një socialist i vërtetë që e do vendin e tij.

“Rroftë Shqipëria e lirë. Unë vij nga Spanja dhe kam qenë shumë herë në Shqipëri. Dua të mos e braktisni këtë luftë me kriminelët. Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër. Edi Rama duhet të largohet nga qeveria. I bëj thirrje Metës, nëse je socialist i vërtetë nxirre Edi Ramën nga qeveria. Shqipëria është e kërcënuar nga një qeveri socialiste, prandaj ju nuk duhet ta lejoni një gjë të tillë. Duhet një qeveri teknike”, u shpreh Havier Hurtado Mira.

Ai u dha një këshillë edhe të rinjve shqiptarë, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet më shumë.

“Në emër të të rinjve të Europës, duhet të përdorni rrjetet sociale për të mundur të gjitha mediat e kontrolluara nga qeveria. "Rama ik në shtëpi". Nuk duhet të keni frikë, do të fitoni nëse do të jeni këtu deri në fund”, mbylli fjalimin kryetari i Bashkimit të Forumeve të Djathta të Europës

Login to post comments
back to top