Falenderim i pazakontë i Policisë Rrugore: S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin

Falenderim i pazakontë i Policisë Rrugore: S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po le detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm, më shumë se çdo ministër tjetër në pas viteve ’90.

E mori detyrën në vjeshtën e 2013 kur policia ishte ndër institucionet më të korruptuara në perceptimin e publikut.

 Pasi ka mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku është mësuar emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri ka nisur një tur takimesh falënderimi me efektivët e policisë në Tiranë.

Mësohet se gjatë një bashkëbisedimi me Rrugoret e Tiranës, prej nga nisi reforma më e fortë në 2013, Tahiri ka shprehur vlerësim për angazhimin dhe rezultatet.

Por ajo çka marrë si falënderim ishte vërtet emocionuese. Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej “S.Tahiri, ministri që bëri ndryshimin”.

Më pas ka firmosur në të, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe çdo punonjës policie

Login to post comments
back to top