Edi Rama i pastroi "ferrat- ministra" Erion Veliajt

Edi Rama  i pastroi "ferrat- ministra" Erion Veliajt

Nga Astrit Patozi

QEVERIA KUNGULLESHKE E EDI RAMES 

“Kam një kungulleshkë dhe dua ta ndaj në 8 pjesë. Pse për 8? Po sa? Për 4. Pse për 4…” Kjo është pak a shumë ajo që ka mbetur nga qeveria e Edi Ramës, të cilën sido që ta kthesh, nuk i hyn më në punë as dreqit. Natyrisht do të dalë patjetër ndonjë analist apo filozof popullor që të na e shpjegojë shkencërisht se sa e kalkuluar ka qenë përzgjedhja e 4 ministrave, që do të shkarkohen, dhe sa e hollë dhe e thellë është lëvizja e kryeministrit. Zakonisht, niveli i analizës përputhet plotësisht me katandisjen e qeverisë, dhe për këtë shkak, ajo duhet mirëpritur siç i ka hije. Ndaj mos u lodhni kot të gjeni arsyet se përse u mbulua sakrifikimi i Saimir Tahirit me 3 koka të tjera turku, të cilat u përdorën për kusur, që superministri të mos ekzekutohej i vetëm. Apo që Edi Rama i pastroi me këtë rast të gjitha ferrat, që i shponin këmbët Erion Veliajt, jo vetëm rivalët, por edhe ish-rivalët në parti. Le më pastaj të kërkosh përse-në e largimit të Bledi Çuçit, për të cilin 99 përqind e njerëzve vetëm sot janë kujtuar që është ministër. Dhe kjo ndoshta jo për faj të tij. E vetmja gjë që duhet mbajtur mend është se tashmë qeverinë e Edi Ramës, çfarë do që t’i bësh, sado në pjesë ta ndash, ajo prapë kungulleshkë do mbetet.

Login to post comments
back to top