"Edhe ushtria në front kundër kanabisit", Manjani ka një "thumb" për Ramën

"Edhe ushtria në front kundër kanabisit", Manjani ka një "thumb" për Ramën

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nuk mund të linte pa komentuar vendimin e fudit të qeverisë shqiptare, për të goditur kultivimin e kanabisit në vend, edhe me ndërhyrjen e ushtrisë.

Një thirrje e vazhdueshme e Manjanit, që kishte hasur në kundërshtinë e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të tjerë të majtë, me argumentin se situata e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri nuk ishte alarmante. Por mesa duket tashmë qeveria e ka marrë seriozisht.

"E përshëndes zv/Kryeministrin që pranoi sugjerimin tim për futjen e ushtrisë në luftën anti-kanabis. Zoti Peleshi është i vetmi që dëgjon!", shkruan ish-ministri Manjani në profilin e tij zyrtar në Tëitter.

Këtë të mërkurë, zëvendëskryeministri Niko Peleshi doli në një deklaratë për mediat ku foli me detaje për strategjinë dhe planin e qeverisë për ta parandaluar këtë fenomen. 

E si kryesues i grupit që ka hartuar planin, Peleshi tha se vec policisë, në operacione do të angazhohen kapacitetet e Policisë së Shtetit, të shërbimeve inteligjente, të ushtrisë, të bujqësisë, të mjedisit, të shëndetësisë, ato të pushtetit vendor, partnerët ndërkombëtarë etj..

Login to post comments
back to top