Darkë Rama-Meta. Një kec tropoje po piqet në hell. Nuk ka ngjala

Darkë Rama-Meta. Një kec tropoje po piqet në hell. Nuk ka ngjala

Një darkë është shtruar sonte, por pa ngjala. Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta këtë mbrëmje kanë zgjedhur të darkojnë me njëri-tjetrin në një restorant në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë. Bashkë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, në darkën tek Pazari i Ri është edhe Erion Veliaj dhe Petrit Vasili. Në takim pritet të merret një vendim për zgjedhjet në Kavajë ose për koalicionin në 18 qershor.

Gjatë ditës së sotme, por edhe më herët në mënyrë të përsëritur, ka pasur deklarata të forta që nxjerrin në pah një përplasje brenda koalicionit të majtë mes dy forcave kryesore PS dhe LSI.

Por duket se nuk ka kohë më për sulme sepse po vjen data 18 prill dhe në KQZ duhet të regjistrohen Koalicionet. Me pas nuk ka më darka. Ndaj sonte darka është pa ngjala si dikur para katër viteve. Thuhet se për darkë kanë një kec tropoje, pasi është shumë i shijshëm në kohë krizash.

Login to post comments
back to top