Çdo ndodhë me 18 shkurt? Spahiu:Me zjarr dhe largim të Ramës!

Çdo ndodhë me 18 shkurt? Spahiu:Me zjarr dhe largim të Ramës!

Po vjen 18 shkurti dita e protestës së madhe të opozitës në Tiranë. Por çfarë skenari ka opozita dhe sidomos PD? Edi Paloka tha se do të shkojmë në zgjedhje pa Edi Ramën kryeministër. Po si? Me forcë? Me bllokim? Me demonstrata?

Nga ana tjetër disa parti të vogla janë më radikale. Gjatë një takimi në lidhje me protestën e 18 shkurtit, kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu paralajmëroi Tirana do të jetë në zjarr dhe se në zgjedhje do të shkohet pa Ramën kryeministër. Ai tha se Rama nuk është më i vështirë për t’u rrëzuar sesa Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Ky është pushteti i dashnoreve. Të gjithë e dinë se kanë mbushur me femra, ndaj boll më t’i rrëzojmë”,- tha ai. Më tej, Spahiu tha se: “Do të rrethojmë kryeministrinë 30 ditë, të mos shkulemi nga sheshi deri sa t’i rrëzojmë”,- shtoi ai. “Kjo e 18 shkurtit është një Lëvizje popullore, mos ejani me flamuj partish sepse kemi flamurin tonë kombëtar”,- tha ai më tej.

Ndërkombëtarët janë në alarm se mos bllokimi 30 ditor i Tiranës mund të çojë në rrëzimin e Edi Ramës dhe futjen e Shqipërisë në një krizë të madhe politike. Me të shqetsuar janë Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Sidomos Lu, sepse ka raportuar se Rama mbetet lideri mbarëkombëtar.

Nëse zbatohet skema Paloka-Spahiu atëhere Tirana bllokohet dhe qeveria rrëzohet. Kostoja politike? Destabilitet dhe frikë. Ndaj duhet që forcat politike të ulen e të merren vesh sëbashku për zgjedhje të besuara dhe të gjithëpranuara.

Ndërkohë ministria e brendshme dhe ministria e mbrojtjes kanë marrë masa për 10 mijë forca policie e ushtarake në Tiranë ditën e protestës.

Login to post comments
back to top