Basha: Të shtunën në orën 12:00 bashkimi më i madh i shqiptarëve

Basha: Të shtunën në orën 12:00 bashkimi më i madh i shqiptarëve

Kreu i opozitës Lulzim Basha shkruan se shkaqet e krizës ku gjendet vendi janë tek politika e dështuar e Edi Ramës.

Ai argumenton se futja e kriminelëve në politikë, kthimi i vendit në hambar droge, tek grabitja e çdo pasurie publike dhe mosmbajtja e asnjë premtimi janë shkaqet ndaj shqiptarët duhet të bashkohen të shtunën në orën 12:00.

 Reagimi i Bashës

Shkaqet e krizës ku gjendet vendi janë tek politika e dështuar e Edi Ramës, tek futja e kriminelëve në politikë, tek kthimi i vendit në hambar droge, tek grabitja e çdo pasurie publike dhe mosmbajtja e asnjë premtimi. 

Në 3 vite e gjysëm ne e kemi bërë betejë tonë kundër kësaj politike shkatërruese, e kemi bërë në Kuvend, në komunikimet publike, në media, në kancelaritë e huaja. E kam bërë unë, grupi ynë parlamentar, aleatët tanë opozitarë. 

E kanë bërë edhe njerëzit e vlerave, intelektualët, akademikët, gazetarët e lirë, dhe mijëra qytetarë të thjeshtë. Por në 3 vite e gjysëm të kësaj beteje nuk është arritur dot as një e dhjeta e asaj që qytetarët e bashkuar arritën në 81 ditë qëndresë.

Mësimi është i qartë, përfundimi është i thjeshtë për këdo që do të shohë dhe të kuptojë të vërtetën. Edi Rama nuk e njeh gjuhën e argumentimit, nuk e njeh forcën e arsyes.

Ai njeh dhe mund të respektojë vetëm imponimin nga bashkimi qytetar dhe popullor përmes protestës, përmes manifestimeve, përmes mosbindjes civile, përmes betejës totale për zgjedhje të lira e të ndershme. 

Ndaj sot ne përsërisim këmbënguljen tonë për të vazhduar betejën tonë deri në fitoren totale të kësaj kauze. Manifestimi dhe bashkimi më i madh në historinë e Shqipërisë demokratike, të shtunën në orën 12, tani është axhenda dhe kauza e çdo qytetari.

Login to post comments
back to top