Basha:Presidentin ta zgjedhim nga populli

Basha:Presidentin ta zgjedhim nga populli

Duke folur nga “çadra e lirisë”, lideri i opozitës, Lulzim Basha propozoi që Presidenti i ri i Republikës të zgjidhet nga populli.

“Na kanë ftuar këtë javës për punën e Presidentit. Ne i kemi votat, po hajde ta bëjmë me konsensus. Ne i kemi paret, po hajde ta blejmë bashkë. Do blejmë ndonjë viç në treg? Duhet të ndryshojmë Kushtetutën. 

Presidenti i kujt është? I Ilir Metës? Edi Ramës? Lulzim Bashës? Jo, i popullit, prandaj Presidentin ta zgjedhë populli. Na kanë ftuar këtë javë për punën e Presidentit. Ne i kemi votat thonë por hajde ta votojmë bashkë. Atëherë oferta ime është kjo: të zgjedhim presidentin nga populli”, tha Basha.

Login to post comments
back to top