Asnjë rezultat nga negociatat PD-PS

Asnjë rezultat  nga negociatat PD-PS

Ka zgjatur pak më shumë se takimi i liderit të opozitës Basha me zyrtarin e PPE-së, tryeza e bisedimeve mes kryeministrit Edi Rama, kryeparlamentarit Meta dhe eurodeputetit Knut Fleckenstein.

Pas takimit të mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka dhënë prononcim për mediat. Ndërsa pas tij, kreu i LSI-së Ilir Meta, ka ndalur para mikrofonit të gazetarëve, por është shprehur se nuk ka koment për asnjë nga pyetjet e tyre. Gazetarët ishin të interesuar të dinin rreth bisedimeve dhe nëse do të kishte një tryezë që do ti ulte bashkërisht, kryeministrin dhe liderin demokrat Lulzim Basha.

Nuk kam asnjë koment për të bërë...përsëriti tre herë kreu i Kuvendit në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti që Meta thirri në makinën e tij edhe deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla, ndërsa kryeministri u largua më herët. 

Ndërkohë, vlen të theksohet se pas largimit të Lulzim Bashës nga ambjentet e Pallatit të Kongreve, në këtë ndërtesë u pa të futej ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Dy negociatorët David McAllister dhe Knut Fleckenstein, ishin të fundit që u larguan nga Pallati i Kongreseve të cilët nuk thanë asgjë më shumë se sa “do të bëjnë më të mirën".

Login to post comments
back to top