asd.jpg

Qeveria shpërblen Policinë, rritje page brenda dhe jashtë orarit të punës

Performanca në rritje e punës së Policisë së Shtetit duket se ka bindur qeverinë që të miratojë rritjen e pagave për punonjësit e rendit.

Kjo u zyrtarizua ditën e sotme, ku gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, qeveria vendosi që të rrisë shpërblimet për punonjësit e policisë, si për orët shtesë dhe ditët e festave, ashtu edhe për punën brenda orarit që kryhet në oraret e vona të mbrëmjes.

Kështu në bazë të vendimit të qeverisë, punonjësit e policisë do të punojnë 40 orë në javë, ku  për çdo orë punë apo shërbim që kryhet nga ora 19:00 deri në 22:00, punonjësit e policisë përfitojnë një shtesë page prej 20%.  

Rritje page në nivelin 50% do të përfitojnë ata oficerë policie që do të punojnë nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit.  Sipas vendimit, për orët e punës gjatë ditëve të festave dhe ato të pushimeve javore punonjësit e rendit do të përfitojnë 25% shtesë page dhe kompensim kohe pushimi të barabartë me shërbimin e kryer jashtë orarit.

Po ashtu punonjësit të Policisë i jepet leje e pagueshme, për rastet, si më poshtë:

a) Martesën e tij  7 ditë;

b) Martesën e fëmijës 5 ditë;

c) Lindjen e fëmijës (baballarët) 3 ditë;

ç)  Vdekjen e prindërve, të gjyshërve, të bashkëshortes/it, të fëmijës, vëllezërve, motrave  7 ditë;

d) Ndërrim të banesës  3 ditë;

 dh) Sëmundje të rënda të fëmijëve, prindërve 7 ditë;

e) Përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve të gradave shkencore për punën që kryejnë  10 ditë.

Read more...
Subscribe to this RSS feed

Sport

Ky është Shenjt!

26 Prill, 2017 | No comments

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “...

Sport

Fitojnë Kukesi dhe Skenderbeu

23 Prill, 2017 | No comments

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana ...

Sport

Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

21 Prill, 2017 | No comments

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet m...

Te ndryshme

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

04 Maj, 2017 | No comments

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore. Th...

Te ndryshme

Burri kontrollon telefonin e gruas dhe i ikën truri nga mesazhet që lexon (Foto)

26 Prill, 2017 | No comments

Privatësia është e nevojshme dhe për ta ruajtur atë, ndonjëherë është mirë që të fshihen mesazhet sepse dashje pa dash...

Te ndryshme

10 vjeçarja që “sfidon” hapur Veliaj: Do të rrëmbej karrigen, ti ke shitur fiq, unë shes bonbone (Video)

22 Prill, 2017 | No comments

Jona është një vajzë 10 vjeçare e cila u bë pjesë e emisionit “Oktapod”, duke rrëfyer historinë e saj. Ajo del shet...