asd.jpg

Grabitja, sa është shuma e parave që policia ka zbuluar deri më tani

Deri më tani policia ka mundur të zbulojë afërsisht gjysmën e shumës së parave të BKT-së që u grabitën më 9 shkurt pranë rrugës së Rinasit.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar “News24” tha se bëhet fjalë për 1.2 milionë euro të gjetura.

Mbrëmë ranë në pranga 4 grabitësit e 3.2 milionë dollarëve dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë.

 “Ky grup, vetëm në 2 grabitjet zyrtare ka grabitur një shifër diku 7 mln euro. Shifra e rikuperuar deri më tani, gjithmonë sipas burimeve nga policia, llogaritet dikur në 1.2 milionë euro. Por në dijeninë time është më e vogël. Por pak rëndësi ka. Sepse nëse ti ke grupin paratë i gjen kollaj”, u shpreh ai.

Nga ana tjetër, Hoxha theksoi se nuk shpreson se do gjenden të gjitha paratë e grabitura.

“Nuk ka shumë shpresë për mua se do gjendet sasia e lekëve të grabitura. Sepse në të kaluarën banda ka treguar se pas grabitjeve i ka investuar paratë, përjashto një pjesë që i kanë prishur”, – tha Hoxha.

Po sot policia sqaroi disa nga mënyrat se si grabitësit e 3.2 mln dollarëve i fshehën një pjesë të parave të vjedhura, që nga groposja në tokë duke i futur brenda tenxhereve me presion deri tek kasaforta brenda një servisi makinash, raporton BË.

“Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro”,- sqaroi policia.

Ndërsa “në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë”, – thekson më tej policia.

Burime për “BalkanWeb” konfirmuan më herët se një pjesë të parave grabitësit i kanë investuar në blerje banesash e biznesesh, ndërsa një pjesë i kanë humbur në bixhoz.

Read more...

Grabitja, bankat: ​7 muaj më parë kërkuam të merren masa

Shoqata e Bankave ka reaguar pas grabitjes së 2.7 milionë euro në Qafë Kashar, para këto të një banke të nivelit të dytë që kishin për destinacion Vjenën. Shoqata thekson se bankat kanë përgjegjësi për sigurinë fizike brenda ambienteve ku zhvillojnë veprimtarinë, por sipas ligjit, bankat nuk lejohen të transportojnë vetë vlera monetare. Gjithashtu, bankat theksojnë se 7 muaj më parë kanë kërkuar marrjen e masave për vendosjen e standardeve për transportimin e të hollave, kërkesë e cila nuk është plotësuar.
 
 “Sipas ligjit, bankat nuk lejohen të transportojnë vetë vlera monetare. Ato nuk janë përgjegjëse për vendosjen e standardeve apo kërkesave për këtë veprimtari, sa kohë ligji nuk parashikon dhe nuk ja njeh këtë detyrë apo të drejtë. Shoqata Shqiptare e Bankave, pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transportimit të vlerave monetare, ka kërkuar, për më tepër se 7 muaj, pranë autoriteteve vendosjen e standardeve për transportimin e vlerave monetare në kuadrin rregullator përkatës, i cili ende nuk është plotësuar”, thuhet në reagimin e bankave
 
 Reagimi i plotë nga Shoqata e Bankave:
"Opinioni publik dhe gjithë shoqëria është njoftuar dhe informuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në datën 9 shkurt 2017 në rrugën për në Rinas, ku një grup kriminelësh kanë ndaluar dhe grabitur eskortën që po transportonte vlera monetare.Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ndan të njëjtin shqetësim dhe interes për dënimin e autorëve të këtij akti të përsëritur në një territor që duhet të ishte model i sigurisë. Ajo do  të mbështesë deri në fund, pa asnjë mëdyshje, të gjitha institucionet përgjegjëse të bëjnë punën e tyre të hetimit dhe mbledhjes së provave për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para drejtësisë autorët e krimit.Por, në këtë mori informacionesh të mbingarkuara, shpesh në mënyrë jo profesionale, është hedhur baltë mbi përgjegjësinë e bankave për një veprimtari që ligji e ka shumë qartë të përcaktuar. Sqarojmë se shërbimi i transportimit të vlerave monetare në industrinë bankare kryhet në përputhje me Rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 67, datë 1.6.2016 “Për kërkesat minimale të sigurisë në ambientet ku kryhen veprimtaritë bankare dhe financiare dhe për transportin e vlerave monetare” dhe të ligjit nr. 75/2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”. 
 
Bankat kanë përgjegjësi për sigurinë fizike brenda ambienteve ku zhvillojnë veprimtarinë, kanë përgjegjësi të zbatojnë kërkesat rregullatore dhe ligjore për lidhjen e kontratës me një shoqëri Shërbimi Privat të Sigurisë Fizike (SHPSF), e cila është e licencuar për transportimin e vlerave monetare, si dhe të bëjnë sigurimin e godinave, vlerave monetare në kasafortë dhe në lëvizje.Sipas ligjit, bankat nuk lejohen të transportojnë vetë vlera monetare. Ato nuk janë përgjegjëse për vendosjen e standardeve apo kërkesave për këtë veprimtari, sa kohë ligji nuk parashikon dhe nuk ja njeh këtë detyrë apo të drejtë. Shoqata Shqiptare e Bankave, pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transportimit të vlerave monetare, ka kërkuar, për më tepër se 7 muaj, pranë autoriteteve vendosjen e standardeve për transportimin e vlerave monetare në kuadrin rregullator përkatës, i cili ende nuk është plotësuar.
 
Shoqata Shqiptare e Bankave mbështet dhe inkurajon tryezën e rrumbullakët me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Bankën e Shqipërisë dhe AAB si instrumentin më të mirë për të ecur përpara.Dakordësia në takim për shoqërimin gjatë transportit të vlerave monetare me policinë e shtetit, të kontrollit të SHPSF-ve dhe për ngritjen e një grupi pune të përbashkët që do të shqyrtojë planin e masave për parandalimin e ngjarjeve të përsëritura dhe të rënda gjatë transportimit të vlerave monetare, janë të mirëpritura dhe garanci më shumë drejt vendosjes edhe të kësaj veprimtarie nën siguri të plotë".
Read more...
Subscribe to this RSS feed

Sport

Ky është Shenjt!

26 Prill, 2017 | No comments

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “...

Sport

Fitojnë Kukesi dhe Skenderbeu

23 Prill, 2017 | No comments

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana ...

Sport

Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

21 Prill, 2017 | No comments

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet m...

Te ndryshme

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

04 Maj, 2017 | No comments

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore. Th...

Te ndryshme

Burri kontrollon telefonin e gruas dhe i ikën truri nga mesazhet që lexon (Foto)

26 Prill, 2017 | No comments

Privatësia është e nevojshme dhe për ta ruajtur atë, ndonjëherë është mirë që të fshihen mesazhet sepse dashje pa dash...

Te ndryshme

10 vjeçarja që “sfidon” hapur Veliaj: Do të rrëmbej karrigen, ti ke shitur fiq, unë shes bonbone (Video)

22 Prill, 2017 | No comments

Jona është një vajzë 10 vjeçare e cila u bë pjesë e emisionit “Oktapod”, duke rrëfyer historinë e saj. Ajo del shet...