asd.jpg

Gërmimet,Dako-Shoqërisë Civile: Po punojnë vetëm arkeologët

Kryetari i Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako, ka deklaruar gjatë një bashkëbisedimi me Shoqërinë Civile se në sheshin "Veliera" po punojnë vetëm arkeologët.   
 
Gërmimet e fundit në këtë zonë, në funksion të punimeve për rikonstruksionin e sheshit, kanë nxjerrë në pah disa rrënoja të periudhës otomane.Përfaqësues të Shoqërisë Civile akuzojnë Dakon se po shkatërron kulturën e qytetit, ndërsa vetë ai deklaron se gërmimet janë pezulluar dhe në zonë po punojnë vetëm arkeologët. “S’kemi gabuar, do na ndëshkojë historia, do na ngrejë lapidar, këto janë histori që nuk i përkasin takimit të sotëm, këto ti mbajë secili për vete. Ne po flasim dhe po bëjmë transparencë për atë që kemi bërë…të jeni të sigurt, është në një monitorim të jashtëzakonshëm të arkeologjisë se këta e dinë më mirë se ne rëndësinë e asaj vepre dhe ne dimë edhe parullat që do na dalin këtu. Në zonën ku po bëhen gërmimet arkeologjike janë pezulluar, po punojnë vetëm punonjësit e arkeologjisë, të financuar nga Bashkia e Durrësit", u shpreh Dako.
 
Bashkëbisedimi me Shoqërinë Civile është shoqëruar edhe me debate të forta, ndërsa nuk kanë munguar as parullat kundër tij.
 
Gjatë kohës që Dako shpjegonte se ky projekt është në monitorim të vazhdueshëm, ata ngritën pankarta në sallë.“Përballë do na kesh gjithmonë"; "Kryetari i Bashkisë Durrës, “mister betoni”", shkruhej në disa prej pankartave të Shoqërisë Civile gjatë bashkëbisedimit me Dakon.
Read more...
Subscribe to this RSS feed

Sport

Ky është Shenjt!

26 Prill, 2017 | No comments

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “...

Sport

Fitojnë Kukesi dhe Skenderbeu

23 Prill, 2017 | No comments

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana ...

Sport

Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

21 Prill, 2017 | No comments

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet m...

Te ndryshme

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

04 Maj, 2017 | No comments

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore. Th...

Te ndryshme

Burri kontrollon telefonin e gruas dhe i ikën truri nga mesazhet që lexon (Foto)

26 Prill, 2017 | No comments

Privatësia është e nevojshme dhe për ta ruajtur atë, ndonjëherë është mirë që të fshihen mesazhet sepse dashje pa dash...

Te ndryshme

10 vjeçarja që “sfidon” hapur Veliaj: Do të rrëmbej karrigen, ti ke shitur fiq, unë shes bonbone (Video)

22 Prill, 2017 | No comments

Jona është një vajzë 10 vjeçare e cila u bë pjesë e emisionit “Oktapod”, duke rrëfyer historinë e saj. Ajo del shet...