asd.jpg

Guvernatori Sejko: Ekonomia do të vazhdojë rritjen e qëndrueshme

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mori pjesë në Mbledhjen e Konsistuencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB) në Romë.
 
Mbledhja u zhvillua nën kujdesin e Ministrit të Ekonomisë dhe Financave të Italisë Pier Carlo Padoan.
 
Sejko theksoi se rritja ekonomike është në një trajektore pozitive zhvillimi, e mbështetur edhe nga kombinimi i stimulit monetar me konsolidimin fiskal.
 
Më tej,Guvernatori Sejko u shpreh se rritja ekonomike pritet të vazhdojë rritjen e qëndrueshme dhe balancat kryesore makroekonomike do të forcohen në të ardhmen.
 
Për sa i përket perspektivës, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë pret një aktivitet ekonomik në përmirësim gjatë horizontit kohor afatmesëm, i cili do të mundësojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër, përmirësimin e mëtejshëm të treguesve të tregut të punës, si dhe kthimin e inflacionit në objektiv.
 
Reformat strukturore dhe përmirësimi i klimës së biznesit do të ndihmojnë qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit.
 
Lidhur me çështjen e kredive me probleme dhe masave të marra nga ana e Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko nënvizoi se trajtimi i çështjes së kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.
 
Republika e Shqipërisë është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej muajit tetor të vitit 1991 dhe bën pjesë në të njëjtën konstituencë me Greqinë, Italinë, Maltën, Portugalinë dhe San Marinon. Konstituenca drejtohet nga z. CarloCottarelli, i cili është dhe Drejtori Ekzekutiv që përfaqëson këto vende në Bordin Ekzekutiv të FMN-së.
Read more...

Efekti i taksave, BSH: Çmimet e apartamenteve rritje me 4.6% në 2016

Pasi ndaloi rritjen në tremujorin e tretë të vitit 2016, indeksi i çmimit të banesave, u rrit me 4% në tremujorin e katërt. Në raportin e Politikave Monetare të publikuar sot, Banka e Shqipërisë thekson se, gjatë vitit 2016, indeksi i çmimeve u rrit me 4.6% në terma mesatarë vjetorë.
 
Indeksi i qirasë së banesave ka regjistruar gjithashtu rritje me 3.3% në tremujorin e katërt. Në terma mesatarë, gjatë vitit 2016, indeksi i qirasë shënoi rënie me 4.4%.
 
Ndërtuesit dhe Agjencitë e Pasurive të Paluajtshme e lidhin rritjen e çmimeve me shtimin e taksave për këtë sektor, që janë taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ajo për stokun e pa shitur të banesave.
 
Efekti më i madh i rritjes së çmimeve i detyrohet taksës së ndikimit në infrastrukturë, e cila vitin e shkuar u ngrit në 8% të çmimit të shitjes nga 4% e kostos që ishte më parë. Kjo ka rritur kostot për ndërtuesit, të cilat i kanë shkarkuar te blerësit.
Read more...

Banka e Shqipërisë: Çmimet pritet të shtrenjtohen më 2017

Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot raportin e politikës monetare të tremujorit të fundit 2017, ku ka bërë të ditura të dhënat për ecurinë ekonomike në muajt e fundit dhe pritshmëritë për këtë vit.
 
Sipas ekspertëve të bankës, inflacioni pritet të rritet më tej përgjatë vitit, si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm.
 
Në janar, inflacioni kërceu në 2.8%, teksa dy vitet e fundit kishte qenë përgjithësisht nën nivelin e 2%. Kjo rritje pritet të ndikojë negativisht në buxhetin e familjeve, që do t’u duhet të shpenzojnë më shumë për ushqime (që zënë rreth 50% të produkteve të shportës), ndërsa mund të amortizojë rritjen e pritshme të pagave në administratën publike, duke filluar nga muaji mars.
 
Në Shqipëri, familjet shpenzojnë rreth 49% të buxhetit për ushqime, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, kjo peshë luhatet në 33-37% (Kosova 43%), duke bërë që vendi ynë, për fatin e keq të qytetarëve të saj, të krahasohet vetëm me shtetet afrikane, si Kenia, Nigeria, Kameruni.
 
 
Në raport thuhet:
Ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja zhvillimi gjatë vitit 2016. Aktiviteti ekonomik ka vijuar që të zgjerohet, inflacioni po i afrohet gradualisht objektivit, tregjet financiare janë të qeta dhe kushtet e financimit të sektorit privat janë përmirësuar. Politika monetare stimuluese e Bankës së Shqipërisë ka luajtur një rol parësor në nxitjen e kërkesës së brendshme, në fuqizimin e rritjes ekonomike dhe në vendosjen e inflacionit në një trajektore konverguese me objektivin e saj.
 
Informacioni i ri ka rezultuar në përgjithësi në një vijë me pritjet tona dhe përditësimi i parashikimeve afatmesme ka konfirmuar trajektoret e pritura për rritjen ekonomike dhe inflacionin. Banka e Shqipërisë pret një përmirësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike në afatin e mesëm. Kjo do të krijojë kushtet për rritjen dhe kthimin e objektivit në inflacion brenda 2018-s.
 
Këshilli i Mbikëqyrjes gjykon se intensiteti aktual i stimulimit monetar është i duhuri për të arritur objektivin e inflacionit në afatmesëm. Këshilli Mbikëqyrës vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1.25%, të mbajë të pandryshuar normën e depozitës njëditore, 0.25%, dhe atë për kredinë një ditore 2.25%. Bazuar në informacionin e disponuar dhe pritjen për të ardhmen, Këshilli i Mbikëqyrjes gjykon se intensiteti i stimulit monetar nuk do të ulet përpara tremujorit të katërt të 2017-s.
 
Inflacioni mesatar vjetor shënoi vlerën 1.9% në tremujorin e katër të 2016-s, duke mbetur në nivel të ngjashëm me atë të tremujorit të kaluar. Në muajin dhjetor inflacioni shënoi vlerën 2.2%. Rritja e inflacionit gjatë gjashtëmujorit të dytë ka reflektuar presionin nga lëvizjet e brendshme inflacioniste, si pasojë e përmirësimit të  kërkesës agregate, si dhe të dobësimit e presioneve të huaj deflacioniste./ Monitor
Read more...
Subscribe to this RSS feed

Sport

Ky është Shenjt!

26 Prill, 2017 | No comments

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “...

Sport

Fitojnë Kukesi dhe Skenderbeu

23 Prill, 2017 | No comments

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana ...

Sport

Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

21 Prill, 2017 | No comments

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet m...

Te ndryshme

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

04 Maj, 2017 | No comments

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore. Th...

Te ndryshme

Burri kontrollon telefonin e gruas dhe i ikën truri nga mesazhet që lexon (Foto)

26 Prill, 2017 | No comments

Privatësia është e nevojshme dhe për ta ruajtur atë, ndonjëherë është mirë që të fshihen mesazhet sepse dashje pa dash...

Te ndryshme

10 vjeçarja që “sfidon” hapur Veliaj: Do të rrëmbej karrigen, ti ke shitur fiq, unë shes bonbone (Video)

22 Prill, 2017 | No comments

Jona është një vajzë 10 vjeçare e cila u bë pjesë e emisionit “Oktapod”, duke rrëfyer historinë e saj. Ajo del shet...