asd.jpg

Ekonomi-Cutillo: 40 mln € financime për ndërmarrjet e vogla e të mesme

Rreth 40 milionë euro është shifra që ka financuar deri tani programi për zhvillimin e Sektorit privat Prodaps, në ndihmë të bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare, nga të cilat kanë përfituar 109 biznese dhe janë hapur 1500 vende pune.
 
Në kuadër të tureve për të parë këto investime, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi dhe Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo zhvilluan sot së bashku dy vizita në biznese që janë përfituese të programit italo-shqiptar për Zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, por dhe përfituese të programeve të MZHETTS.
 
Vizita e parë u zhvillua në kompaninë ‘Alta Group’ shpk në Tiranë, një kompani me pronar dhe administrator Artur Duckollari, e cila ka realizuar një investim modern në ndërtimin e dhomave frigoriferike, në pajisje, makineri e teknologji bashkëkohore për përpunimin e produkteve ushqimore si lëndë të parë, për pastiçeri, akullore etj.Kompania në fjalë është financuar për një pjesë të investimeve të saj, nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me një vlerë 200,000 Euro, nëpërmjet Bankës Raiffeisen.
 
Ministrja Ekonomi uroi drejtuesit dhe punonjësit e kësaj kompanie për punën e arritur, duke shtuar se investime të tilla nuk mund të bëhen vetëm, prandaj vijnë në ndihmë dhe programe si Prodaps , për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.“Marrja e një investimi të tillë ju vë nën presion për të rritur rezultatin, dhe ju vete nuk keni mbetur thjesht të magazina për të cilët morët financimin, por keni zgjeruar aktivitetin me ngritjen “Alta Academy” dhe keni vendosur ura bashkëpunimi me bizneset e tjera që operojnë në këtë fushë. Pra shkalla e bashkëpunimit të aktorëve të sipërmarrjes në Shqipëri po vjen duke u rritur,- u shpreh Ministrja Ekonomi.Ajo tha se programi PRODAPS nuk është i vetëm, duke theksuar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes është këtu për t’u ofruar mbështetje bizneseve të tilla duke krijuar lehtësira për zhvillimin e tyre.
 
Ndërsa ambasadori italian Cutillo u shpreh i kënaqur me progresin e kësaj kompanie pas financimit të programit Prodaps. Ai u shpreh se falë këtij investim, ky biznes ka punësuar 15 punonjës më shumë.Ai theksoi se sektori agroushqimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.  Biseda te Alta Grup vazhdoi me diskutimet rreth problematikave me te cilat përballet ky biznes, ku më kryesorja ishte gjetja e punonjësve të kualifikuar, pra me arsim profesional, gjë për të cilën Ministrja siguroi se me miratimin së shpejti të ligjit për aftësimin profesional pritet që adresohet më mirë kjo çështje.
 
Në vijim Ministrja Ekonomi dhe Ambasadori Cutillo zhvilluan një vizitë në Kompaninë Muka Group në Elbasan, një kompani e cila ka përfituar dyfish: Nga programi i Qeverisë për kontratat 1 euro, përmes marrjes me qera të mjedisit të tyre të punës në ish zonën e ish kombinatit Metalurgjik Elbasan; Nga programi Prodaps, e financuar për një pjesë të investimeve të saj, nga Linja e Kredisë e Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e SME-ve në Shqipëri, me një vlerë 500,000 Euro, nëpërmjet Bankës Credins.
 
Ministrja Ekonomi duke uruar administratoren e Kompanisë znj Belma Muka, punën e së cilës e konsideroi një histori suksesi, u shpreh se fakti që në këtë biznes prodhohet “Made in Albania” duhet t’i bëjë krenare gjithë punonjësit e kësaj kompanie.Ministrja u shpreh se Ministria që ajo drejton falë programit të Qeverisë për kontratat 1 euro, bëhet e mundur që mjedise të vjetra të rivitalizohen dhe kthehen në ambiente kaq moderne si këto të Muka Shpk, që krijojnë mundësi jo vetëm për zhvillimin e vet biznesit por dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.Kompania Muka Shpk aktualisht ka 160 të punësuar, në Elbasan por dhe në Tiranë ku ka shtrirë aktivitetin e vet së fundi, por pritet qe numri i tyre te arrije se shpejti ne 700 pas ketyre investimeve.
 
Edhe ambasadori Italian z Cutillo u shpreh i kenaqur teksa konstatoi që përmes mbështetjes së programit italian një sipërmarrje shqiptare arrin të behet e sukseshme.Ai tha se ky është dhe qëllimi i Qeverisë Italiane e cila mbështet përmes shumë projekteve Shqipërinë drejt rrugës së saj drejt Integrimit europian.‘Që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së duhet të jetë e aftë të prodhojë me standarde dhe të konkurojë denjësisht në tregun ndërkombëtar, gjë që e tregon dhe aktiviteti i kësaj sipërmarrjeje që blen makina në Itali dhe shet produkte në Itali’, tha Cutillo.
 
Ministrja Ekonomi në këto dy vizita falenderoi Qeverinë Italiane për kontributin e vyer në ndihmë të ekonomisë shqiptare, dhe në veçanti ambasadorin Cutillo për interesimin dhe përkushtimin e tij.Ajo gjithashtu theksoi se histori të tilla suksesi si Alta Group dhe Muka Group kanë nevojë të promovohen për të dhënë modele të ngjashme për progresin e sipërmarrjeve shqiptare. 
Read more...
Subscribe to this RSS feed

Sport

Ky është Shenjt!

26 Prill, 2017 | No comments

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “...

Sport

Fitojnë Kukesi dhe Skenderbeu

23 Prill, 2017 | No comments

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana ...

Sport

Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

21 Prill, 2017 | No comments

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet m...

Te ndryshme

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

04 Maj, 2017 | No comments

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore. Th...

Te ndryshme

Burri kontrollon telefonin e gruas dhe i ikën truri nga mesazhet që lexon (Foto)

26 Prill, 2017 | No comments

Privatësia është e nevojshme dhe për ta ruajtur atë, ndonjëherë është mirë që të fshihen mesazhet sepse dashje pa dash...

Te ndryshme

10 vjeçarja që “sfidon” hapur Veliaj: Do të rrëmbej karrigen, ti ke shitur fiq, unë shes bonbone (Video)

22 Prill, 2017 | No comments

Jona është një vajzë 10 vjeçare e cila u bë pjesë e emisionit “Oktapod”, duke rrëfyer historinë e saj. Ajo del shet...