Foto të rralla/ Shqipëria e viteve 1913-1914

Foto të rralla/ Shqipëria e viteve 1913-1914

Këto fotografi të rralla që datojnë qysh në vitet 1913-1914 përkatësiht nga koha e Mbretit Vid, vijnë të mbledhura nga shkrimtari, përkthyesi dhe studiuesi, Robert Elsie.

"Oficerët holandezë të dërguar në Shqipëri në vitet 1913-1914 për të themeluar xhandarmërinë e parë të Shtetit të sapokrijuar shqiptar iu dhanë jo vetëm pajisje të zakonshme ushtarake, por – për fatin tonë të mirë – edhe nga një aparat fotografik. Ata fotografuan gjërat që i panë dhe i përjetuan në një kohë përcaktuese të historisë shqiptare: pavarësia e vonuar e kombit pas pesë shekujve të sundimit osman, ardhja e një mbreti të ri gjerman për qeverisjen e vendit të vogël ballkanik, dhe rënia e vendit në kaos të shkaktuar nga trazirat e brendshme dhe nga Luftërat Ballkanike në prag të Luftës së Parë Botërore.

Shumë fotografi të oficerëve holandezë janë ruajtur deri sot dhe po paraqiten këtu, shumica për herë të parë. Ky koleksion fotografik, përmban shumë pamje unikale dhe do të mrekullojnë të gjithë njerëzit e interesuar për historinë shqiptare dhe ballkanase."- Robert Elsie.

Login to post comments
back to top