Anjeza Shahini e zgjedhur për të komentuar Eurovizion-in këtë vit në BBC (Foto)

Anjeza Shahini e zgjedhur për të komentuar Eurovizion-in këtë vit në BBC (Foto)

Ishte ajo e cila arriti të dërgoi ngjyrat kuq e zi në Stamboll në mes 24 konkurentevë të tjerë natën finale të Eurovizion 2004.

Falë talentit dhe këngës që do të mbetet gjatë në mendjen e gjithkujt "The image of you", Anjeza Shahini u rendit e 7-ta duke rrëmbyer admirimin e të gjithë shikuesve.

Ky sukses i Anjezës nuk është ngulitur vetëm në memorien tonë por edhe britanikët e kujtojnë atë, pasi kanali BBC4 që transmeton Eurovision-in në Mbretërinë e Bashkuar, ka përzgjedhur këngëtaren shqiptare që të komentojë natën e parë live, më 9 maj,  me komentatorin Scott Mills.

Login to post comments
back to top