asd.jpg

Legalizimet: 977 qytetarë bëhen pronarë të ndërtimeve pa leje

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e radhës ditën e mërkurë kalimin e të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 977 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara.Për këta qytetarë ky veprim do të thotë që ata do ta zotërojnë përfundimisht me të drejta të plota objektin e ndërtuar pa marrë më parë leje dhe Hipotekat do t’i njohin ata si pronarë, të objektit, por edhe të truallit mbi të cilin ai është ngritur.Në ato raste, kur pronar i truallit kanë qytetarë të tjerë, në përputhje me ligjin për legalizimet, qeveria ka vendosur kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej ndërtimeve pa leje.
 
Por në shumë raste të tjera pronar i truallit rezulton shteti.Kalimi i së drejtës së pronësisë të objekteve në fjalë kryhet në tetë qarqe.
 
Për Qarkun Elbasan (Elbasan, Librazhd dhe Gramsh), numri i parcelave ndërtimore është 113, me sipërfaqe të përgjithshme 30.587 m².
 
Për Qarkun Kukës (Tropojë dhe Has), numri i parcelave ndërtimore është 106, me sipërfaqe të përgjithshme 34.175 m².
 
Për Qarkun Shkodër (Shkodër) është 15, me sipërfaqe 4.915 m².
 
Për Qarkun Korçë (Korçë, Devoll dhe Kolonjë) është 12, me sipërfaqe 3.486 m².
 
Për Qarkun Durrës (Durrës) është 530, me sipërfaqe 181.197 m²
 
.Për Qarkun Tiranë (Tiranë dhe Kavajë) është 140, me sipërfaqe 37.115 m².
 
Për Qarkun Gjirokastër (Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë) është 58, me sipërfaqe 13.715 m²
 
. Për Qarkun Berat (Berat), numri i parcelave ndërtimore është dy, me sipërfaqe të përgjithshme 338 m².
 
Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, masa e këtij kompensimi është 14.548,8 m². Vlera totale e kompensimit financiar është 180.127.544 lekë.
Read more...
Subscribe to this RSS feed

Sport

Ky është Shenjt!

26 Prill, 2017 | No comments

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “...

Sport

Fitojnë Kukesi dhe Skenderbeu

23 Prill, 2017 | No comments

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana ...

Sport

Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

21 Prill, 2017 | No comments

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet m...

Te ndryshme

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

04 Maj, 2017 | No comments

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore. Th...

Te ndryshme

Burri kontrollon telefonin e gruas dhe i ikën truri nga mesazhet që lexon (Foto)

26 Prill, 2017 | No comments

Privatësia është e nevojshme dhe për ta ruajtur atë, ndonjëherë është mirë që të fshihen mesazhet sepse dashje pa dash...

Te ndryshme

10 vjeçarja që “sfidon” hapur Veliaj: Do të rrëmbej karrigen, ti ke shitur fiq, unë shes bonbone (Video)

22 Prill, 2017 | No comments

Jona është një vajzë 10 vjeçare e cila u bë pjesë e emisionit “Oktapod”, duke rrëfyer historinë e saj. Ajo del shet...