Tirana, “kryeqyteti” i Kinës

Tirana, “kryeqyteti” i Kinës
Dy vitet e fundit, interesi i kompanive kineze për të investuar në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Nisur nga ky trend, - thotë agjencia e lajmeve “Xinhua”, - Shqipëria mund të kthehet në qendrën e këtyre investimeve në Ballkanin Perëndimor.
“Xinhua” citon kreun e Agjencise shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri, të pohojë se interesi i kompanive kineze është i orientuar te sektorët strategjikë të vendit, ndërsa kanë rritur njëkohësisht nivelin e tregtisë ndërkombëtare.
Përgjatë vitit të kaluar, mbi 90 firma të tilla kanë kërkuar në vendin tonë mundësi investimi, partneritet tregtar apo rrugë të tjera bashkëpunimi. Në fokusin e tyre kanë qenë projektet në fushën e energjisë, infrastrukturës, zonat industriale, minierat dhe atë të përpunimit.
Aktualisht në Shqipëri janë të pranishme rreth 150 sipërmarrje kineze. Ndër dy investimet më të mëdha të përmendura në artikull janë blerja e “Bankers Petroleum” dhe ajo e të drejtës së menaxhimit të Aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.
Interes të madh, kinezët po shfaqin edhe në nënshkrimin e kontratave afatgjata me kompanitë shqiptare që operojnë në fushën e nxjerrjes së kromit. Ata duket se janë edhe blerësit më të mëdhenj të këtij minerali.
Vëllimi tregtar mes Shqipërisë dhe Kinës është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe Pekini tani konsiderohet partneri i tretë më i madh i Shqipërisë përsa i takon shkëmbimeve tregtare, mbi 10% të të cilave zë pikërisht tregtia me Kinën. Nga ana tjetër, edhe tregu kinez duket se përbën një mundësi të mirë për biznes, sidomos për eksportuesit shqiptarë.
/ Top Channel 
Login to post comments
back to top