Skandali/ Nafta në Shqipëri dhe Kosovë futet me certifikata të falsifikuara

Skandali/ Nafta në Shqipëri dhe Kosovë futet me certifikata të falsifikuara

Nafta që futet në Shqipëri dhe Kosovë vjen me certifikatë të falsifikuar. Gazetarët e “Fiksit”, në bashkëpunim me kolegët e televizionit “Rrokum TV” në Kosovë, verifikuan këto certifikata në Entin italian të Akreditimit, ku rezultoi se “Intertek”-u nuk është i akredituar për analizat e cilësisë së naftës dhe gazit. Gazetarët zbuluan një certifikatë të lëshuar nga trupa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, e cila plotësohet në hyrje të Doganës. Të dhënat kopjohen vetëm nga certifikata e origjinës së importuesit, që në këtë rast është e falsifikuar.

Certifikatat e analizave të cilësisë për karburantin e importuar në Shqipëri dhe Kosovë, nëpërmjet porteve të Petroliferës në Vlorë dhe Porto Romanos në Durrës lëshohen nga shoqëria “Intertek Italia”.
Gazetarët i dërguan një kërkesë zyrtare “Accredia”-s, Entit italian të Akreditimit. Përgjigjja është kjo:
Laboratori ‘Intertek Italia Spa’, me numër akreditimi 0579, nuk është i akredituar nga Enti italian i Akreditimit për analizat e cilësisë së karburantit dhe nënprodukteve të tij”.

“Fiks Fare” i dërgoi një kërkesë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku pyeti në lidhje me importet e naftës nga kompania “Intertek”. Doganat kthyen përgjigje se “shoqëria ‘Intertek Italia’ nuk figuron eksportues tek importet tona. Tek ne, shoqëria ‘Intertek Italia’, në bashkëpunim me shoqërinë ‘RDA 11’ operojnë si verifikues matjesh (mbikëqyrës)”. Pra, një kompani mbikëqyrjeje lëshon certifikata analizash për naftë, që është e destinuar për t’u tregtuar në Shqipëri dhe Kosovë. 

Login to post comments
back to top