Ky është projekti i Kullës 350 metra e lartë në Bulevardin e Ri të Tiranës

Ky është projekti i Kullës 350 metra e lartë në Bulevardin e Ri të Tiranës

Një kullë gjigande 350 metra e lartë do të ndërtohet në Bulevardin e Ri të Tiranës.

Projekti është paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese nga Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi.


Propozimi për këtë ndërtim që do të quhet “Kulla Ikonike” është paraqitur në Bashkinë e Tiranës Kompania “Al Habtoor Investment LLC”, e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, me seli në Dubai.

“Kompania vjen me një investim i cili shkon në 250 milionë dollarë. Është një kullë ikonike e cila ngrihet në Tiranë në një lartësi rreth 350 metra dhe ka nje sipërfaqe që ndahet midis tre objekteve kryesore, rezidenca banimi, hotelerie dhe shërbimesh administrative. Ajo do të jetë e aftë të punësojë gjatë ndërtimit 6 mijë persona dhe pas ndërtimit 3 mijë persona”, thotë Milva Ekonomi.

Në kërkesën e interesit nga ana e kësaj kompanie është kërkuar transferimi pa kosto dhe në pronësi i një sipërfaqeje prej 25 mijë m2, në këmbim të një sipërfaqeje ambientesh në favor të Bashkisë Tiranë, përjashtimin nga taksat doganore, TVSH-ja, tatimi mbi fitimin apo çdo lloj takse tjetër mbi kapitalin për 15 vjet nga fillimi i veprimeve tregtare

Login to post comments
back to top