Pse nuk çuditeni nga fjalimet e Ramës, por vetëm nga Basha?

Pse nuk çuditeni nga fjalimet e Ramës, por vetëm nga Basha?
Nga Artan Hoxha.
 
“Pse janë deklarata të çuditshme thirrjet e Bashës? Përderisa nuk ju çudisin fjalimet e kryeministrit! Pse Migjeni nuk ju çudiste me vargjet: Oh si nuk kam një grusht të fortë…A do të kishit frikë nga një drejtësi e njëanshme? Çdo njeri me mend në kokë do ta kishte frikë. Kjo është me e dëmshme. Këtë e kemi parë. Drejtësia nuk ka qenë e kontrolluar në mënyrë të njëanshme, por në të shumëanshme. Ndërsa me mënyrën se si po tentohet apo se si po bëhej paketa kushtetuese, e ka quajtur reforma ‘oktapod’. Unë kam parë një projekt të dërrmuar nga Komisioni i Venecias. Autorët e atij projekti duhet ta ndjejnë veten të turpëruar dhe jo të krenuar. “Derr në thes” i bie. Imagjino sikur të miratohej pa u lexuar, siç tha ambasadori amerikan, tentativa për tu kontrolluar brenda atij sistemi. Po çfarë po ndodh brenda kësaj qeverie? Ka një alarm nga ministri i ri i Drejtësisë? Në një kohë kur ministri i Drejtësisë së këtij vendi thotë se është bërë një vendim antikushtetues. Vasili shpjegon procedurën e gabuar të lidhjes së marrëveshjes. Pararendësi i tij, Manjani tregoi se në dhjetor ishte marrë një vendim në mungesë për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Kur shkarkimi i tij nuk bëhet për shkak se ai shkeli një ligj, siç u shkarkua ai i Dibrës. I Kavajës nuk bëri shkelje ligji, por humbet mandatin për shkak të ligjit. Ndaj, çuditë nuk janë tek çadra, dhe as tek Këshilli i Ministrave. Ata tek çadra dhe unë baskë me ta, mendojmë se kemi një situatë të krimin të organizuar. Kjo situata duhet të përballet me ligjin e numrave të mëdhenj. Masivitet i protestës dhe vendosmëri e qartë; pa opozitë nuk ka zgjedhje, pa liri nuk ka zgjedhje”.
Login to post comments
back to top