asd.jpg

Zbulohet sistemi me 7 planete si Toka

Zbulohet sistemi me 7 planete si Toka

Shkencëtarët deklaruan mes entuziazmit thuajse një vit më parë, se kishin zbuluar tre planete të ngjashme me tokën në një yll të vogël 39 vite dritë larg nga ne.

Në atë kohë ata thanë se kapja e këtij sistemi ishte rastësore dhe se të tjera vëzhgime do të kryheshin.

Dhe vëzhgimi disamujor me analizimin e të dhënave të marra prej sistemit të quajtur Trappist-1 rezultoi akoma më mbresëlënës. Nuk janë tre, as katër por plot shtatë planete të ngjashme me Tokën që vërtiten rreth këtij ylli, transmeton tch.

Studimi është kryer nga një grum astronomësh dhe shkencëtarësh ndërkombëtarë, të udhëhequr nga Universiteti i Liezhit në Belgjikë.

“Kjo është hera e parë që shohim shtatë planete dhe që të gjithë vërtiten në zonën e jetës. Kjo ka qenë shumë mahnitëse edhe për vetë ne”, thotë Michael Gillon, astronom i Universitetit të Liezhit.

Krahasuar me sistemin tonë, sistemi Trappist-1 është më i vogël. Ylli i këtij sistemi është në përmasa sa gjysma e Diellit tonë dhe të shtatë planetet orbitojnë rreth tij në një largësi sa ylli ynë me Mërkurin. Megjithatë, shkencëtarët thonë kushtet që në të shtatë planetet e këtij sistemi të ketë atmosferë të ngjashme me tonën dhe ujë në gjendje të lëngshme janë optimale.

Additional Info

  • Okelio:
    Okelio
Login to post comments
back to top

Sport

Ky është Shenjt!

26 Prill, 2017 | No comments

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “...

Sport

Fitojnë Kukesi dhe Skenderbeu

23 Prill, 2017 | No comments

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana ...

Sport

Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

21 Prill, 2017 | No comments

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet m...

Te ndryshme

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

04 Maj, 2017 | No comments

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore. Th...

Te ndryshme

Burri kontrollon telefonin e gruas dhe i ikën truri nga mesazhet që lexon (Foto)

26 Prill, 2017 | No comments

Privatësia është e nevojshme dhe për ta ruajtur atë, ndonjëherë është mirë që të fshihen mesazhet sepse dashje pa dash...

Te ndryshme

10 vjeçarja që “sfidon” hapur Veliaj: Do të rrëmbej karrigen, ti ke shitur fiq, unë shes bonbone (Video)

22 Prill, 2017 | No comments

Jona është një vajzë 10 vjeçare e cila u bë pjesë e emisionit “Oktapod”, duke rrëfyer historinë e saj. Ajo del shet...